BASTET/ Shqipëria shënon më pak gola se të gjithë në “Euro 2016”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2016 | 10:41

BASTET/ Shqipëria shënon më pak gola se të gjithë në “Euro 2016”

Kompanitë prestigjioze janë duke ofruar koeficientet për sisteme të ndryshme loje, sa u përket basteve paraprake për në kampionatin europian, që do të nisë në Francë më 10 qershor.

1Një prej “menuve” është sasia e golave të shënuar në këtë kompeticion. Skuadrat që janë cilësuar si favorite, sa i përket numrit më të lartë të golave të shënuar, janë Franca dhe Gjermania, të dyja me koeficientin 4. Në vendin e tretë është pozicionuar Spanja me 6.5.

Por, është bërë edhe klasifikimi sa i përket sulmit më të keq në këtë kompeticion. Në listën e Kombëtareve që kanë më tepër shanse për të qenë ato që shënojnë më pak gola, janë Shqipëria e De Biazit dhe Irlanda e Veriut. Të dyja kryesojnë në këtë kategori në kuotën 7.

Pas tyre vjen Hungaria me koeficientin 8 dhe Hungaria me 9. Grupet – Në kategorinë e grupeve që do të dhurojnë më pak gola, në të tria ndeshjet e tyre, favorit janë kuotuar “B” dhe “F” me (4.4), i ndjekur nga grupi E me 4.8.

Ndërkohë, grupi që pritet të dhurojë më tepër gola është vlerësuar “E” me koeficientin 4.3, në të cilin marrin pjesë Gjermania,

Irlanda e Veriut, Ukraina dhe Polonia. Shqipëria është pjesë e grupit A, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Sa u përket mundësive për të fituar grupin, ashtu si dhe ka qenë në ndarjen e vazove, përfaqësuesja kuqezi ka koeficientin më të lartë në letër, sipas kompanisë prestigjioze “Paddypower”.

Triumfi – Shqipëria është e fundit për nga mundësitë e triumfit të Europianit, sipas kompanive të basteve. “William Hill” i 300-fishin paratë, nëse në fund të kompeticionit, djemtë e De Biazit ngrenë trofeun.

Ajo që bie në sy, është se favoriten kryesore vlerësojnë Francën (3), e ndjekur nga Gjermania (3.5), Spanja (5.5) dhe Anglia (8). Pikët – Një version special është edhe koeficienti mbi pikët që mund të marrë Shqipëria në grup. Saktësisht, ato janë kuotuar në këtë mënyrë. 0 pikë (4.5), 1 pikë (3.4), 2 pikë (8), 3 pikë (4.5), 4 pikë (6.5).

Kualifikimet – Ndërkohë, në “William Hill” mund të gjesh edhe koeficientin për kualifikimet e mundshme të raundeve nga përfaqësuesja jonë. Që De Biazin e çon Kombëtaren në 1/16-at kuotohet (4.5), në çerekfinale (11), gjysmëfinale (29) dhe finalja (67).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"