Bastet “shkarkojnë” Murinjon, Totenhemi piketon trajnerin e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 9:00

Bastet “shkarkojnë” Murinjon, Totenhemi piketon trajnerin e Bundesligës

Zhoze Murinjo ka rekordin më të dobët të trajnerëve të Totenhemit në Premier Ligë që kur në stolin e “Spërsave” ishte ulur Huande Ramos.murinjo

Humbja 2-1 e londinezëve me Uest Hemin të dielën, e la skuadrën e portugezit 9 pikë larg zonës Champions dhe ishte humbja e 5-të në 6 ndeshjet e fundit, duke e lënë Moun në shifrat me të dobëta të karrierës së tij dhe duke i zbritur ndjeshëm kuotat e ko mpanive të basteve si trajnerin e ardhshëm të Premier Ligës që e pret shkarkimi.

“Betfair” e kuoton shkarkimin e “Specialit” me koeficientin 2.3, përpara Roi Hoxhsonit të Kristal Palasit dhe Stiv Brusit të Njukasëllit. Totenhemi ësh- të mundur 9 herë këtë sezon në Premier Ligë.

Në 50 ndeshjet e para në stolin e “Spërsave” në kampionat, Mou ka 15 humbje, 23 fitore dhe 12 barazime, ose mesatarisht 1.62 pikë për ndeshje. Përqindjen e fitoreve e ka vetëm 46%, ndërkohë që paraardhësi i tij Mauricio Poçetino e ka 56%, por tekniku argjentinas i drejtoi “Spërsat” në kampionat 202 ndeshje.Nagelsman

Një rezultat tjetër negativ në ndeshjen e ardhshme, do të sillte me shumë mundësi shkarkimin e portugezit dhe për këtë arsye drejtuesit po punojnë për të gjetur zëvendësuesin. Është trajneri gjerman i Lajpcigut, Jurgen Nagelsman, i cili përqehet shumë nga Totenhemi dhe duan t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"