Bastet për shkarkimin e trajnerëve, Antonio Konte është favorit në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 16:57

Bastet për shkarkimin e trajnerëve, Antonio Konte është favorit në Angli

Në Britaninë e Madhe bëjnë jo pak bujë bastet për momente të ndryshme në futboll, me kompanitë që nuk kufizohen vetëm në lojën në fushë, por gjithashtu edhe se çfarë ndodh jashtë saj apo në pankinë. Fillimi i keq i Çelsit dhe merkatoja e varfër e kanë bërë Antonio Konten favoritin numër një për t’u shkarkuar mes trajnerëve të Premier Ligës.

konte

Asnjë skuadër angleze nuk ka arritur të fitojë titullin kampion dy herë radhazi, që prej Mançester Junajtid në vitin 2009. Ky vit duket se nuk do të bëjë përjashtim me Çelsin kampion në fuqi, që është larg formës së titullit dhe me rivalët që janë fuqizuar kaq shumë në merkato.

Prandaj kompanitë e basteve mendojnë se Konte nuk do të mund të përfundojë sezonin në pankinën e “bluve” dhe e disfata e çeljes së sezonit, 3-2 ndaj Bërnlejt, e ul koeficientin e shkarkimit të italianit në 17 brenda 24 orëve në rast se do të humbasë ndeshjen e radhës kundër Totenhemit dhe 11, që shkarkohet përpara shtatorit.

trajneret angli

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, është tekniku favorit për ta zëvendësuar me koeficientin 5. Emri i dytë në listën e trajnerëve me më shumë mundësi për t’u shkarkuar është ai i menaxherit të Stok Sitit, Mark Hjuxhs dhe ai i Uest Hemit, Slaven Biliç. Ndërsa trajneri që e ka më të sigurt vendin e tij aktualisht është Pep Guardiola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"