BASTET/ Mbrojtja e kurorës një mision i vështirë për Milanin, ja favoritët për triumfin në Serinë A sipas “bookmakers”-ave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 14:50

BASTET/ Mbrojtja e kurorës një mision i vështirë për Milanin, ja favoritët për triumfin në Serinë A sipas “bookmakers”-ave

Duke u ndalur te kuotat e basteve për skuadrën fituese të Serisë A në edicionin 2022-2023, Interi dhe Juventusi konsiderohen si ekipet më favorite për titullin.

seria a

Triumfi i zikaltërve kuotohet me koeficient 2.87, ndërsa ai i bardhezinjve me koeficient 3. Pas tyre vjen menjëherë Milani, teksa mbrojtja e kurorës nga kampionët në fuqi jepet me koeficient 3.25.

Më tej vijnë Napoli (13), Roma (17), Atalanta (26) apo Lacio (51).

Ndërsa mbyllin tabelën Kremoneze, Leçe dhe Salernitana me koeficient 4501.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"