Bastet favorizojnë Partizanin, në Laç gjykon ndërkombëtari …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2019 | 10:07

Bastet favorizojnë Partizanin, në Laç gjykon ndërkombëtari …

Kompanitë e huaja të basteve i kuotojnë ndeshjet e kampionatit shqiptar, ndonëse në Shqipëri është e ndaluar ligjërisht vënia e basteve sportive.laci partizani 

Takimi Laçi-Partizani gjendet në “menynë” e kompanive të huaja dhe nga koeficientët Partizani është favorit, ndonëse luan në transfertë. Fitorja e Laçit kuotohet me 3, ndërsa barazimi vlerësohet me koeficientin 3.2. Suksesi i Partizanit, që shkon si kampioni në fuqi në Laç, vlerësohet me kuotën 2.2.Hamiti

Arbitri i kolegjiumit të Lezhës, Eldorjan Hamiti, që mban edhe stemën e FIFA-s, parashikohet të mbajë drejtësinë sot në takimin Laçi-Partizani. Dy përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, të zhvilluara në Laç, kanë prodhuar polemika. Në fazën e parë u pretendua për një penallti të pa dhënë për Partizanin, ndërsa në fazën e tretë penalltia për vendasit ishte e dyshimtë. Mbase nisur nga kjo, federata ka vendosur një arbitër ndërkombëtar për sfidën e sotme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"