Bastet e Kupës, sa shumë shpresa për… përmbysje. Jo të gjitha ndeshjet e sotme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 13:05

Bastet e Kupës, sa shumë shpresa për… përmbysje. Jo të gjitha ndeshjet e sotme…

Prej më shumë se një viti bastet sportive nuk lejohen me ligj që të organizohen në Shqipëri. Gjithsesi, vendimi i qeverisë shqiptare nuk i pengon kompanitë e huaja të basteve që t’i kuotojnë ndeshjet e futbollit që luhen në Shqipëri. Kupa gjithnjë ka qenë një kompeticion i shumëpërfolur, nga ku kanë ardhur edhe raportime për rezultate të dyshimta nga kompanitë që merren me monitorimin e basteve.

kupa17-1

Sot luhen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe pjesa dërrmuese e këtyre ndeshjeve kuotohen nga kompanitë e huaja. Dy nga tetë takimet e sotme, KukësiLushnja dhe Flamurtari-Vllaznia, nuk janë preferuar që të kuotohen nga pjesa dërrmuese e kompanive të huaja. Por, ka kompani që e kanë zgjeruar bllokimin e vënieve të basteve edhe për ndeshje të tjera, por dy të mësipërmet mbizotërojnë.

Beselidhja-Partizani Kupa

Ajo që bie në sy nga koeficientet e vendosura, skuadrat pritëse kanë shanset më të mëdha për të triumfuar sot, kështu që shtohen kuotat për përmbysje rezultatesh. Përmbysja më e lakmuar është nga Partizani, i cili është mundur 3-0 para dy javësh nga Besëlidhja. Me këtë rezultat është mposhtur edhe Luftëtari në Fier, por bazuar te koeficientet e kompanive të huaja të basteve, të kuqtë i kanë mundësitë më të mëdha për ta realizuar këtë mision. Edhe Vllaznia kërkon ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, ku në shtëpi ka barazuar 2-2 me Flamurtarin.

Vlerat e koeficienteve

Kompanitë e basteve kanë favorizuar ndjeshëm skuadrat pritëse në ndeshjet e sotme të turit të dytë të Kupës. Laçi-Bylis: Vendësit janë më të favorizuar dhe fitorja e kurbinasve kuotohet me 2.27, barazimi e ka koeficientin 3.1, ndërsa suksesi i Bylisit e ka shifrën 2.86.

Goli i Skenderbeut (1)

Skënderbeu-Besa: Korçarët janë favoritë absolut dhe fitorja e tyre kuotohet me 1.3. Barazimi e ka kuotën 4.32, ndërsa fitoja e Besës e ka koeficientin 8.8.

Tirana-Kastrioti: Edhe bardheblutë janë superfavoritë në këtë takim, pasi fitorja e tyre vlerësohet me shifrën 1.3. Barazimi kuotohet me 4.32, ndërsa suksesi i krutanëve e ka koeficientin 8.8.

Teuta-Erzeni: 1.21 vlerësohet fitorja e Teutës në shtëpi, barazimi e ka kuotën 6, ndërsa fitorja e Erzenit vlerësohet me 8.7.

Partizani-Besëlidhja: Partizani duhet të fitojë me rezultat të thellë që të kualifikohet, gjithsesi fitorja kuotohet me shifrën 1.38. Barazimi në këtë takim vlerësohet me 4.32, ndërsa fitorja e lezhjanëve kuotohet me 6.4.

Luftëtari-Apolonia: Fitorja e Luftëtarit kuotohet me 2.42, barazimi me shifrën 3, ndërsa fitorja e fierakëve kuotohet me 2.74. Shifrat e kompanive të basteve parashikojnë goleada, pasi koeficient për 3+ variojnë nga 1.5 deri në 1.8.

Ndërsa koeficientet se sot nuk bëhen tre gola në një ndeshje të Kupës së Shqipërisë, luhaten nga 2 deri në 2.5. Referuar kuotave të kompanive të huaja të basteve, nuk parashikohen kualifikime surprizë sot në Kupë, gjithsesi do të jetë fusha e lojës ajo që do të vendosë dhe jo kuotat e mësipërme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"