FOTO/ “Bastard juventin, i ule mbathjet edhe ti”, Napoli i tejmbushur me banderola anti-Sarri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 12:45

FOTO/ “Bastard juventin, i ule mbathjet edhe ti”, Napoli i tejmbushur me banderola anti-Sarri

“Juventin bastard! Çfarë nuk ke nxjerrë nga goja për ta dhe më pas i ule mbathjet edhe ti”. Shkruhej kështu në një prej banderolave më gjigante të ekspozuara jashtë stadiumit “San Paolo”, nga ultrasit e kaltër, në ditën e rikthimit të Mauricio Sarrit për të parën herë si kundërshtar në impiantin e tij të vjetër. 

Banderola

Tifozët e Napolit nuk ia kanë falur tradhtinë ish-trajnerit të tyre, mbi të gjitha sepse zgjodhi stolin e Juventusit, pas tri vitesh të mrekullueshme poshtë Vezuvit. Gjithsesi, banderolat kundër Sarrit nuk ishin vetëm rreth stadiumit, por i gjithë qyteti, në pikat strategjike të tij, u gdhi i mbushur me shumë të tilla.

mauricio sarri

Shumë prej këtyre pankartave janë munduar që të hiqen, por të shtunën në mbrëmje, pas mbërritjes së autobusit të Juventusit në hotel, nuk munguan vërshëllimat nga grupime të ndryshme ndaj 61-vjeçarit Sarri. Madje, ato ishin shurdhuese pas zbritjes së tij në terrenin e lojës dhe në fund hakmarrja iu servir e ftohtë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"