Bast në familje për transferimin tek Interi, Daniel Starrixh në telashe. Ja çfarë rrezikon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 11:23

Bast në familje për transferimin tek Interi, Daniel Starrixh në telashe. Ja çfarë rrezikon…

Daniel Starrixh është në telashe të mëdha dhe rrezikon një “stop” të gjatë. Federata Angleze e Futbollit ka hapur një hetim ndaj sulmuesit të Liverpulit mbi dyshimet e një xhiroje bastesh dhe shtypi britanik ka zbuluar detajet e para të një çështjeje që, nëse do ishte vërtetuar, do kishte pasoja të rënda.

b21ef8416ca925f48508e4ea335213dc

Sipas raportimit të “Sun” (i përcjellë edhe disa ditë më parë, por pa specifika), një kushëri i lojtarit ka vënë 10 mijë sterlina bast për transferimin e tij tek Interi, çka do i garantonte një fitim prej 27 mijë sterlinash; ndërsa një tjetër familjar ka shpenzuar një shifër të konsiderueshme mbi kalimin e lojtarit tek Uest Bromuiç, në fund i realizuar.

TEK UBA – Faktet datojnë në janar të këtij viti, përpara se Starrixh të huazohej nga Liverpuli tek UBA (më saktë, më 29 të muajit). Sipas akuzës, lojtari ka informuar kushëririn e tij se do kalonte tek Interi (shpjegohet kështu shifra e lartë e luajtur).

L2GLQI3F2BEEJLIANOJI4NOWDA

Marrëveshja nuk u konkretizua, por nuk mbaron këtu: gjithmonë sipas tabloidit britank “Sun” në ditët pasardhëse një tjetër pjesëtar i familjes Starrixh ka vënë bast për transferimin e tij te klubi tjetër anglez, operacion i përfunduar me sukses e që garantoi arkëtimin e një shume të madhe parash.

NESËR APELI – Basti i kushëririt të Starrixh për transferimin e tij te zikaltrit u regjistrua zyrtarisht nga kompanitë më 17 janar 2018 dhe detyroi FA-në të nisë hetimin, por megjithatë federata nuk i ka zbuluar asnjë detaj “Sun”-it.

d_sturridge_11

Sulmuesi i të kuqve, i cili nuk ka bërë asnjë koment zyrtar, por u ka garantuar drejtuesve të klubit se ka respektuar gjithmonë rregullat, do vazhdojë të bashkëpunojë përgjatë hetimeve dhe nuk ka qenë pjesë e  asnjë basti, ka kohë deri në orën 18:00 të ditës së nesërme (20 nëntor) për t’iu përgjigjur akuzave. Në rast se do konfirmoheshin, duke u bazuar edhe te precedentët, bomberi rrezikon nga FA sanksionim ekonomik dhe pezullim të aktivitetit futbollistik.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"