Basketbollistë me rrogë 45.8 milionë dollarë, ja klasifikimi i më të paguarve në NBA për sezonin 2021-2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 14:21

Basketbollistë me rrogë 45.8 milionë dollarë, ja klasifikimi i më të paguarve në NBA për sezonin 2021-2022

Më datë 19 tetor do të startojë kampionati më spektakolar i basketbollit botëror, NBA. Një kompeticion ku luajnë yjet më të mëdhenj botës, të cilët sigurisht janë edhe më të paguarit. Në prag të edicionit të ri 2021-2022, le të t’u hedhim një vështrim klasifikimit të lojtarëve që kanë rrogat më të larta.

kerri

Një renditje ku spikat mungesa e LeBron Xhejmsit në top-5. Ashtu sikurse në sezonin e kaluar, edhe në edicionin e ri do të jetë Stef Kërri lojtari më i paguar i kampionatit. Ylli i Golden Stejt do të përfitojë 45,8 milionë dollarë, ndërsa me rinovimin e kontratës në sezonin 2023-2024 do të bëhet lojtari i parë në histori që do të kalojë shifrën e 50 milionëve në një sezon.

Në vend të dytë klasifikohet Xhejms Harden i Bruklin Nets, me “mjekrën” që ka një rrogë prej 44,3 mln. Podiumi i milionerëve plotësohet nga Xhon Uoll i Hjustonit me të njëjtën shumë (44,3 mln). Rasëll Uestbruk i Lejkërsave është i 4-ti, me pagë 44,2 mln, ndërsa top-5 kompletohet me një tjetër yll të Nets, Kevin Durant (42 mln).

Me 41,2 mln LeBron Xhejms renditet në vendin e gjashtë, teksa “mbreti” i Lejkërsave është lojtari më i vjetër i këtij klasifikimi. MVP i sezonit të kaluar greku, Janis Antetokounmpo, mban vendin e 7-të me 39,4 mln. Ndërsa tri vendet e fundit të klasifikimit plotësohen nga Damian Lilard i Portlandit, Kauhi Leonard dhe Pol Xhorxh të Klipersave, të cilët do të përfitojnë nga 39,3 mln secili.

nba pagat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"