Basketbolli bëhet me futbollin për ligjin e sponsorizimit: Të shtohen financimet në sport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 15:19

Basketbolli bëhet me futbollin për ligjin e sponsorizimit: Të shtohen financimet në sport

Situata e pandemisë ashtu si në të gjitha fushat e jetës edhe në sektorin e sportit të basketbollit ka sjellë një problematikë shumë të madhe. Nuk mjaftoi ndërprerja e edicionit të shkuar për të cilin u vendos të mbyllej normalisht në parket, por ka vazhduar mbyllja e çdo palestre dhe impianti deri më sot duke e bërë këtë veprimtari sportive inekzistente.

korab-llazani

Sekretari i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani, tregon për situatën në një konferencë për shtyp të zhvilluar sot. “Shqetesimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë dhe negative nga ministria dhe Komisioni Teknik i Covid 19.

Gjendemi përpara një skandali, jo vetëm profesional, por edhe ndërkombëtar, pasi FIBA ka sjellë datat e aktiviteteve ndërkombëtare, por ne nuk kemi as ku përgatitemi, jo më të marrim pjesë. Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje. Nuk besojmë se pallatet e sportit ne Shqipëri janë vatrat e rrezikshme europiane apo botërore të Covid-it, apo të jemi ne Whuani.”

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit shtoi se janë njëzëri dhe krah me Federatën Shqiptare të Futbollit në këkesat ndaj qeverisë.

“Ne jemi ndër nismëtarët e kërkesës së ndryshimit të ligjit të sponsorizimit dhe të modernizimit të tij. Të rritet përqindja e të bëhet që ky ligj të funksionojë. Duket sikur gjithçka e merr përsipër futbolli, por ky vend nuk ka vetëm futboll dhe sportet e tjera të quhen fiskulturë. Na duhet medoemos që të shtohen financimet në sport dhe të ndryshojnë ligjet që e nxisin këtë gjë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"