Basketboll / Tirana shkarkon Milatoviç, në vend të tij vjen një grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 19:16

Basketboll / Tirana shkarkon Milatoviç, në vend të tij vjen një grek

Tirana në basketboll për meshkuj ka shkarkuar nga detyra trajnerin malazez Nikola Milatoviç. Përmes një komunikate për shtyp të bërë publike dje në mbrëmje në faqen e tij zyrtare “Facebook”, bardheblutë sqarojnë se kanë ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin Milatoviç.

tirana basketboll

“Shoqata e basketbollit Tirana bën me dije se ka ndërprerë marrëdhëniet profesionale me trajnerin Nikola Milatoviç. Ky vendim erdhi pas nevojës për nisjen e një projekti të ri, me ambicie më të mëdha sportive të skuadrës Tirana. Kontributi i z.Milatoviç në skuadrën tonë është vlerësuar maksimalisht dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës së tij. Tre trofetë që Milatoviç i dhuroi klubit tonë do të mbeten të paharruara”, thuhej në njoftimin e skuadrës kampione.

Mes të tjerash, në deklaratën që mbante firmën e menaxherit të përgjithshëm Angelo Koleka, bëhet me dije se Tirana ka arritur marrëveshjen me një tjetër trajner të huaj, të cilin kanë preferuar të mos e zbulojnë deri në zyrtarizimin që do të zhvillohet më 15 shtator. Gazeta mësoi se trajneri i ardhshëm i kryeqytetasve pritet të jetë një grek. T

irana, e cila sezonin që lamë pas arriti t’i fitojë të tre trofetë e mundshëm, titullin kampion, Kupën dhe Superkupën do të luajë për të dytin vit radhazi në Ligën Ballkanike, ku pretendimet janë për t’u kualifikuar për në “final four”, objektiv të cilin nuk e realizuan vitin e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"