BASKETBOLL/ Tirana godet në merkato, bardheblutë firmosin me një amerikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 15:28

BASKETBOLL/ Tirana godet në merkato, bardheblutë firmosin me një amerikan

Tirana në basketboll për meshkuj ka bërë goditjen e parë të huaj në këtë merkato. Me anë të një publikimi në rrjetet sociale, kryeqytetasit kanë njoftuar afrimin e amerikanit Seth Brown-Carter, i cili vjen nga eksperienca në rang kolegjesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

seth brown carter

Brown-Carter do të marrë çelësat e organizimit të lojës së bardhebluve. Lojtari pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Erkand Karaji që në ndeshjet e Superkupës Mbarëkombëtare, kompeticion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili këtë vit do të mbahet më datat 5-6 tetor në Mitrovicë.

Kujtojmë se gjatë edicionit të kaluar Tirana nuk pati një eksperiencë të mirë me basketbollistët amerikanë, Reggie Clark dhe Jashuan Smith, të cilët siç dihet i hodhën në erë të gjitha planet skuadrës në prag të pjesës finale të kampionatit duke u larguar nga Shqipëria në mënyrë krejt të papritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"