BASKETBOLL/ Teuta kompleton tripletën, fiton edhe finalen e Supekupës përballë Tiranës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 20:52

BASKETBOLL/ Teuta kompleton tripletën, fiton edhe finalen e Supekupës përballë Tiranës (VIDEO)

Teuta është fituese e Supekupës së Shqipërisë për vitin 2021. Skuadra bregdetare mundi Tiranën pas kohës shtesë në finale me rezultatin 113-108 (34-19, 25-31, 11-29, 27-18, 16-11).

superkupa teuta

Foto.Artin Lleshaj

 

Sfida e zhvilluar mbrëmjen e sotme në sallën “Farie Hoti” ishte vërtetë spektakolare, më përmbysje dhe ripërmbysje, ku të dyja skuadrat luftuan deri në sekondën e fundit. Tirana shfaqi kontestime të forta për sa i përket arbitrimit, ku në fund të takimit nuk mungoi as tensioni në parket.

Ndërkohë me fitimin e Superkupës, Teuta i vendos qershinë mbi tortë një viti perfekt, ku pas Kampionatit Kombëtar dhe Kupës së Shqipërisë, i shton një tjetër trofe muzeut të klubit.

Kjo ishte Superkupa e tretë në histori për durrsakët.

Artin Lleshaj-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"