BASKETBOLL/ Superliga nis javën e fundit, luhet vetëm për… statistikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 15:55

BASKETBOLL/ Superliga nis javën e fundit, luhet vetëm për… statistikë

Superliga e basketbollit të meshkujve do të nisë javën e 20-të, që shënon edhe fundin e sezonit të rregullt, teksa sot do të luhen dy sfida.tirana basket

Fillimisht, në orën 18:00 Kamza pret Besëlidhjen, ndërsa në orën 19:00 Apolonia sfidon si pritëse Tiranën në Vlorë. Ndërsa me ndeshjen e nesërme në orën 18:00 në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës do të mbyllet sezoni i rregullt. Një javë e fundit që do të jetë më tepër për vlerë statistikore, pasi tashmë janë dhënë verdiktet, teksa Besëlidhja si vend i parë do të përballet me Kamzën në “play off”, ndërsa Teuta do të luajë kundër Tiranës.

Për sa i përket “play out”-it, Apolonia do të masë forcat me Partizanin për një vend në elitë, ndërsa Flamurtari ngjitet në Superligë si kampion i Kategorisë së Parë. Sot dhe nesër do të zhvillohen gjithashtu edhe takimet në K1 meshkuj dhe femra, sfida të cilat pasqyrohen në tabelë.k

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"