Basketboll / Sllovenia nënshtron Serbinë dhe shpallet Kampione e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 22:55

Basketboll / Sllovenia nënshtron Serbinë dhe shpallet Kampione e Europës

Sllovenia fiton derbin ballkanik me Serbinë dhe rrëmben titullin e parë europian në historinë së saj. Në Stamboll luhet një finale dramatike ku festa në fund ka qenë e të besuarve të drejtuar nga trajneri Kokoskov, të udhëhequr nga Dragiç, autor i 35 pikëve.

1505664818_306517_1505680533_noticia_normal

Serbia lufton me krenari deri në fund, por duhet të dorëzohet në rezultatin final 93-85. Sllovenia godet në periodën e dytë, por Bogdanoviç (22 pikë) dhe shokët e tij janë në gjendje të rimarrin veten, përfituar edhe nga dëmtimi i Donçic në periodën e tretë dhe ai i Dragiç në minutat e fundit.

Por mendojnë Randolf dhe Prepelik për t’i bërë rezistencë të fortë sulmit final serb e për t’i siguruar trofeun vendit të tyre.

Slloveni-Serbi   93-85
(20-22, 36-25, 15-20, 22-18)

Slloveni: Randolf (11), Rebek, Dragiç (35), Nikoliç (4), Prepelik (21), Muriç (5), Blaziç (7), Vidmar (2), Zakorak, Dimek, Kankar, Donçiç (8). Trajner: Igor Kokoskov

Serbi: Makvan (18), Bogdanoviç (22), Luçiç (9), Milosavlejviç (2), Birçeviç (8), Stimak (2), Laziç, Miçiç (4), Guduriç (6), Joviç (2), Kuzmiç (6), Marjanoviç (6). Trajner: Aleksandar Xhorxheviç

Gjyqtarë: K.Maranjo (Bra), T.Sahin (Ita), A.Konde (Spa)

Komisar: R.Bald (B.Madhe)

Spektatorë: 12095

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"