Basketboll/ Shqipëria përzgjidhet nga FIBA për aktivitetin europian të moshave U-18

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2021 | 14:37

Basketboll/ Shqipëria përzgjidhet nga FIBA për aktivitetin europian të moshave U-18

Dy vite pas organizimit të Europianit U-16 për djem, Divizioni C, Shqipërisë i besohet një tjetër event i rëndësishëm për basketbollin e moshave. Këtë herë FIBA Europë ka përzgjedhur vendin tonë për zhvilluar aktivitetin europian për të rinj deri në moshën 18 vjeç, që vjen me formatin e ri “FIBA U18 European Challengers 2021”.

198623577_3000858010149480_3612400828165581304_n

Federata Shqiptare e Basketbollit kishte paraqitur kërkesën e saj për organizimin e këtij eventi, kërkesë e cila u prit pozitivisht nga FIBA. Një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e vendit tonë për të pritur këtë kompteticion, ka luajtur organizimi i shkëlqyer i Divizionit C, dy vite më parë, për të cilin institucioni i më i lartë i koshit europian kishte shprehur hapur vlerësimin. “FIBA U18 European Challengers 2021” do të mbahet në datat 3-8 gusht, teksa vendi ynë do të presë takimet e Vazos F, në të cilën bëjnë pjesë: Shqipëria, Kosova dhe Moldavia, si dhe të vazos G, ku ndodhen: Luksemburgu, Andorra, Gjibraltari dhe Malta.

Lajmin për mbajtjen e këtij eventi në Shqipëri e ka dhënë FSHB me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, në të cilin shkruan: “SHQIPËRISË PËR HERË TË DYTË I BESOHET ORGANIZIMI I NJË EVENTI EUROPIAN ‘FIBA U18 EUROPEAN CHALLENGERS’ 3-8 GUSHT 2021! Prej disa vitesh pjesëmarrje të gjerë në kompeticionet europiane të moshave, tanimë të kthyer në një projekt strategjik për zhvillimin e strukturës së ekipeve kombëtare, përpjekjet tona kanë avancuar, duke shprehur interesin edhe të vendit organizator të këtyre eventeve. Në korrik të vitit 2019, me kërkesë të posaçme të z.Ponari, FIBA na besoi organizimin e kampionatit europian U16 Djem Div C. Ky event mori vlerësime mjaft të mira jo vetëm prej saj, por edhe të vendeve pjesmarrëse.

197059589_1222101064900041_296313211365544323_n

Nuk mjaftuam, sërish me kërkesë të z.Ponari, shfaqëm interesin për një tjetër event të moshave të reja, dhe kësaj here na u besua kampionati U18 Djem, në formatin e ri të quajtur, (prej kushteve të pandemisë) ‘FIBA U18 European Challengers 2021’. Jo rastësisht, FIBA, përkrah interesin e shfaqur, duke vlerësuar angazhimin e federatës sonë, ashtu sikurse I është drejtuar më herët dhe autoriteteve më të larta të qeverisë Shqiptare, duke na referuar si një organizatë e maturuar, e gatshme ndaj qasjeve të reja dhe e përgatitur, për të rifilluar aktivitetin, pas kushteve të pandemisë, duke ndjekur me përpikmëri të gjitha udhëzimet e ofruara prej saj. Ky besim, çertifikon vlerësimin e FIBA, duke i thënë ‘PO Konfirmohet’, organizimit të një eventi në një kategori më lart, atë të U18 Djem. Ndjehemi mjaft të vlerësuar dhe motivuar, për të çuar drejt suksesit këtë aktivitet dhe jo vetëm, pasi në Tetorin e vitit 2021, na pret një tjetër event ndërkombëtar ‘U14 Get Together Convention’. Faleminderit FIBA”.

197478648_1451665448516166_3880305402284331578_n 196958906_307388624203727_1323706278725582402_n 197267119_2699338356977383_6085223017582101797_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"