Basketboll/ Shoqata Kamza Basket, aktivitet me fëmijët me aftësi të veçanta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 19:18

Basketboll/ Shoqata Kamza Basket, aktivitet me fëmijët me aftësi të veçanta

Pas një sezoni te pazakontë të kushtëzuar nga pandemia, skuadra Kamza Basket nën drejtimin e Eni Llazanit dhe Glen Prodanit dhe me mbështetjen e jashtëzakonshme te Bashkisë Kamëz dhe të Rizvan Kurtit zhvilluan në palestrën e Kamzës aktivitetin me fëmijët me aftësi ndryshe të këtij komuniteti.

Kamza

Një vëmendje të veçantë dhe një mesazh mbresëlënës dha ky aktivitet duke u përshëndetur dhe nga kryetari i Bashkise, z. Rakip Suli. Për shkak te respektimit të urdhrit të qeverise dhe komisionit teknik Covid 19, të pranishmit ishin të kufizuar dhe ftesat të limituara.

134045448_852340388851659_7413080317199128405_n

Në fund të këtij aktiviteti fëmijëve iu dhanë dhurata dhe nga një certifikatë pjesëmarrje nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Me urimin gëzuar dhe qoftë një vit plot aktivitete, shoqata Kamza Basket, uron të gjithë komunitetin ku ushtron veprimtarinë, sportistë, prindër, trajnerë, organizatorë dhe cilido që ka kontribut për ecurinë e sportit të basketbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"