BASKETBOLL MESHKUJ/ Teuta mund Vllazninë, Tirana dhe Kamza suksese në derbi (REZULTATET DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 11:44

BASKETBOLL MESHKUJ/ Teuta mund Vllazninë, Tirana dhe Kamza suksese në derbi (REZULTATET DHE RENDITJA)

Superliga e basketbollit të meshkujve ka luajtur dje takimet e javës së 17-të.

BASKET

Një ditë që nuk dhuroi surpriza, teksa Tirana, Teuta dhe Kamza siguruan fitore. Bardheblutë e Erkand Karajit mposhtën thellë Dinamon në derbi me rezultatin 62-92 (12- 22, 15-24, 20-28, 15-18).

Tirana ishte superiore në të gjitha periodat, përballë bluve që tashmë përgatiten për rikthimin në nivelin e dytë të sportit të koshit. I gjithë formacioni bardheblu preku kuotë dyshifrore pikësh, ku më të mirët ishin Hysenagolli me 21 pikë e 11 kërcime, si dhe kapiteni Red Vogli, protagonist me 19 pikë.

Për Dinamon spikatën Gjyzeli, autor i 17 pikëve dhe Qilimi me 16 pikë. Teuta fitoi kryendeshjen e javës, teksa mposhti Vllazninë në Durrës në shifrat 83-74 (24-18, 19-17, 16-19, 24-20).

Pritej një ndeshje e fortë dhe ashtu ndodhi, edhe pse bregdetarët e udhëhoqën rezultatin që prej fillimit të takimit.

Teuta e fitoi çerekun e parë me 6 pikë avantazh, ndërsa perioda e dytë nisi vrullshëm për shkodranët, të cilët pas 3 minutave lojë e përmbysën në 26-27.

Por vendësit e morën sërish në kontroll lojën, ndërsa pjesa e parë u mbyll me një zhytje spektakolare të Bruce, duke bërë që avantazhi i Teutës të shkojë në +8. Perioda e tretë ishte disi më e mirë për Vllazninë, që ngushtoi në 59-54.

Madje, miqtë u afruan deri në 3 pikë, tre minuta nga fundi i takimit, por bregdetarët në minutat e fundit rikthyen qetësinë, duke krijuar një avantazh komod prej +9 pikësh. Lojtari i ndeshjes, ishte amerikani Beisch, autor i 27 pikëve, 21 nga të cilat erdhën nga gjuajtjet e sakta për 3.

Kamza fitoi derbin kundër Partizanin 69- 66 (12-19, 23-15, 19-12, 15-20), në një takim të luftuar deri në sekondat e fundit.

Skuadra e Eni Llazanit u tregua më e saktë dhe arriti që të dilte triumfuese ndaj 33 herë kampionëve të Shqipërisë. Eldridge me 21 pikë dhe 16 kërcime ishte më i miri në radhët e Kamzës. Për “demat” spikati Marvin Prodani, me 20 pikë, 7 kërcime dhe 6 asiste.

BAS

REZ

R.GJINI/A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"