BASKETBOLL MESHKUJ/ Teuta e pandalshme, fitore me dominim ndaj Vllaznisë në finalen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 22:33

BASKETBOLL MESHKUJ/ Teuta e pandalshme, fitore me dominim ndaj Vllaznisë në finalen e parë

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka zhvilluar sot sfidën e parë të ndeshjeve finale mes Teutës dhe Vllaznisë, të cilat luftojnë për titullin kampion. Një sfidë e cila është mbyllur me suksesin e durrsakëve, që kanë triumfuar me rezultatin e thellë 86-58.

de407b1f-673c-4437-91ac-6a6bfd29f2eb

Dueli i sotëm ka parë skuadrat të mbyllin periodën e parë me pikë të barabarta 22-22, pro më pas Teuta pak nga pak filloi të krijojë diferencën duke qenë superiore në tre periodat e tjera (28-20, 20-13 dhe 16-13), për të mbyllur sfidën e parë finale me këtë fitore.

Shënuesi më i mirë i kësaj ndeshje ishte amerikani Kor i durrsakëve më 22 pikë, ndërsa ai dominoi edhe në tabelë me 12 topa të kapur. Pikëshënuesi më i mirë i Vllaznisë ishte amerikani Dobs, me 20 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"