BASKETBOLL MESHKUJ/ Tërheqja nga Liga Unike, Tirana me deklaratë zyrtare: Ja arsyeja e vërtetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2022 | 11:29

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tërheqja nga Liga Unike, Tirana me deklaratë zyrtare: Ja arsyeja e vërtetë…

Klubi i Tiranës ka dalë me një komunikatë zyrtare për tërheqjen nga turneu mbarëkombëtar Liga Unike e basketbollit të meshkujve.

tirana basket

Në komunikatën zyrtare, klubi bardheblu ka sqaruar se e kanë përkrahur këtë ligë që në fillimet e saj dhe arsyeja e mospjesëmarrjes vjen si rrjedhojë e objektivave të qarta që ekipi i Basketbollit të meshkujve ka për këtë sezon, fitimin e titullit kampion.

DEKLARATA ZYRTARE E KLUBIT TË TIRANËS NË BASKETBOLLIN E MESHKUJVE –

“Në lidhje me ngjarjet e fundit të Ligës Unike në Basketbollin e meshkujve si dhe duke iu referuar shkrimeve në shtyp, dhe postimeve në rrjetet sociale, Klubi Sportiv Tirana dëshiron të informojë opinionin publik dhe atë sportiv në lidhje me qëndrimin tonë këtë sezon në Ligën Unike.

Klubi Sportiv Tirana vlerëson dhe inkurajon aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të federatave të Basketbollit dhe Volejbollit sidomos aktivitetet me Kosovën, të cilat kanë edhe një ndjenjë më të lartë bashkimi mes dy vendeve.

Klubi e ka përkrahur Ligën Unike që prej sezonit të parë dhe arsyeja e mospjesëmarrjes për këtë sezon sportiv vjen si rrjedhojë e objektivave të qarta që ekipi i Basketbollit të meshkujve ka për sezonin 2022-2023, atë të fitimit të kampionatit Kombëtar. Duke parë buxhetin vjetor të skuadrës, organikën dhe ngarkesën e madhe që vjen për lojtarët me pjesëmarrjen në Ligën Unike që zhvillohet paralelisht me kampionatin Kombëtar dhe Kupën e Shqipërisë, stafi teknik i klubit bardheblu vendosi që fokusi, energjia dhe financat e klubit të fokusohen për të arritur objektivin për këtë sezon, fitimin e titullit kampion Kombëtar.

K.S Tirana dëshiron të theksojë se klubi bardheblu është i përbërë nga katër skuadra në lojërat me dorë, ku dy skuadrat e Volejbollit këtë sezon do të marrin pjesë në Ligën “Gjergj Kastrioti” mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjithashtu skuadra e Basketbollit të femrave vazhdon normalisht rrugëtimin në kampionatin Kombëtar dhe Ligën Unike.

K.S Tirana falënderon Bashkinë Tiranë si mbështetësin kryesor për ndërtimin e katër skuadrave solide të lojërave me dorë, që luftojnë si gjithmonë, për të qenë në majën e sportit shqiptar dhe jo vetëm.

TIRONA do të jetë gjithmonë, aty duke luftuar për tituj e trofe të cilat i ka në ADN, prej krijimit të tij si klub.”

315530416_1615485058868875_9013344461845717274_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

BASKETBOLL MESHKUJ/ Plas te Liga Unike, Tirana tërhiqet nga kompeticioni

BASKETBOLL MESHKUJ/ Kaosi me Ligën Unike, ja pse Tirana e Teuta refuzojnë të luajnë

BASKETBOLL MESHKUJ/ “Sjellja e Tiranës dhe e Teutës, e papërgjegjshme”, reagon kreu i Ligës Unike: Të bëhet me detyrim…

Vendim surprizë, pezullohet Liga Unike në basketbollin për meshkuj. Ja arsyeja

Pezullimi i Ligës Unike, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit: Do të riformatohet!

Tërheqja nga Liga Unike në basketboll, KOKSH “kërcënon” Tiranën dhe Teutën: Financoheni nga buxheti i shtetit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"