BASKETBOLL MESHKUJ/ Superliga hap sot javën e tetë, Besëlidhja sfidon Apoloninë (KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 10:11

BASKETBOLL MESHKUJ/ Superliga hap sot javën e tetë, Besëlidhja sfidon Apoloninë (KALENDARI)

Superliga e basketbollit të meshkujve do të hapë sot javën e tetë me ndeshjen Besëlidhja-Apolonia, takim që do të luhet në orën 19:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

BASKET

Lezhjanët dhe fierakët siç dihet janë dy skuadra debutuese në elitë, por që po bëjnë një paraqitje shumë të mira.

Besëlidhja ndan kreun me pikë të barabarta me Teutën, ndërsa Apolonia renditet në vend të katërt, në kuotë të njëjtë pikësh me Tiranën e vendit të tretë.

Java do të kompletohet nesër me dy sfidat e tjera që do të zhvillohen në orën 18:00, ku spikat ndeshja mes Teutës dhe Tiranës, ekipe që kanë dhuruar gjithnjë takime emocionuese gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë në Shkodër do të matin forcat Vllaznia dhe Kamza. Shkodranët kërkojnë fitoren e parë në kampionat, ndërsa kamzalinjtë synojnë që t’i japin kundërshtarëve goditjen e nokautit, për t’u prerë biletën që i dërgon direkt një kategori më poshtë.

Në Kategorinë e Parë sot do të luhen dy ndeshjet e javës së gjashtë: Partizani-Elbasani dhe Flamurtari-Skënderbeu.

KL (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"