BASKETBOLL MESHKUJ/ Superliga gati për “play off”-in, Partizani-Besëlidhja për elitën (KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2022 | 12:02

BASKETBOLL MESHKUJ/ Superliga gati për “play off”-in, Partizani-Besëlidhja për elitën (KALENDARI)

Me mbylljen e sezonit të rregullt, Superliga e basketbollit të meshkujve tashmë është gati për fazën e nxehtë të kampionatit, teksa këtë mesjavë do të nisin përballjet “play off” ku do të vendoset titulli, por edhe “play out”-i për të siguruar një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

BASKETBOLL

Për sa u përket sfidave “play off”, gjysmëfinalet e para do të luhen nesër në orën 18:00. Teuta, kampione në fuqi, që e mbylli në vend të parë sezonin e rregullt, do të presë Kamzën e vendit të katërt në Durrës.

Ndërsa Tirana, pasi e mbylli në vend të dytë sezonin, do të presë Vllazninë e vendit të tretë në sallën “Farie Hoti”. Priten përballje interesante, ku siç dihet në finale shkojnë ekipet që sigurojnë numrin e dy fitoreve.

Ndërkohë, për sa u përket ndeshjeve “play out”, ato do të startojnë sot, teksa në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Partizani do të sfidojë Besëlidhjen në orën 18:00.

Siç dihet, 33 herë kampionët e Shqipërisë e mbyllën Superligën në vend të parafundit, ndërsa ekipi lezhjan u klasifikua në vend të dytë në kategorinë e parë, me Apoloninë që siguroi ngjitjen për në elitë si kampione e nivelit të dytë të basketbollit shqiptar.

Në letër Besëlidhja duket një rival i kalueshëm për “demat”, por aspak për t’u nënvlerësuar, pasi në pjesën e dytë të sezonit, kjo skuadër ka pasur një rritje të ndjeshme në lojë dhe rezultate edhe falë përforcimeve në merkato.

ske 1 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"