BASKETBOLL MESHKUJ/ Skandal me arbitrimet, Vllaznia e përmbysi Tiranën me kohë të përfunduar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 14:23

BASKETBOLL MESHKUJ/ Skandal me arbitrimet, Vllaznia e përmbysi Tiranën me kohë të përfunduar (VIDEO)

Basketbolli shqiptar vijon të prodhojë polemika të forta për arbitrimet. Është përsëri Tirana që ka denocuar një tjetër rast flagrant kundër saj.

BASKET

Bëhet fjalë për ndeshjen e së shtunës kundër Vllaznisë në sallën “Farie Hoti”, takim i vlefshëm për javën e nëntë të Superligës. Shkodranët fituan me rezultatin 98-100, duke marrë edhe suksesin e parë në kampionat, pas 8 humbjesh.

Por kjo fitore e Vllaznisë duket sa ka ardhur nga një kosh i realizuar pas sirenës përfundimtare të ndeshjes, me bardheblutë që kanë denoncuar gjithçka nëpërmjet një video të punlikuar nga klubi.

Duke u ndalur te pamjet filmike, 0.9 sekonda nga fundi Bonner kalon në avantazh Tiranën 98-97.

Më pas Vllaznia nis menjëherë sulmin dhe Smith me një gjuajtje nga distanca që nga mbrojtja shënon një 3-pikësh spektakolar, por në pamje shihet se sirena përfundimtare ka rënë para se lojtari ta ndërmarrë goditjen.

Ky nuk është denoncimi i parë që Tirana ka bërë gjatë këtyre javëve.

Kryeqytetasit kanë patur gjithashtu kontestime të forta edhe për ndeshjen kundër Besëlidhjes.

Kujtojmë se pretendimet për arbitrimet në kampionat kanë qenë edhe një prej shkaqeve kryesore që Tirana vendosi të bojkotojë edhe Ligën Unike, ndonëse në klub nuk e kanë pranuar zyrtarisht diçka tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"