BASKETBOLL/ Merkato, Teuta afron amerikanin Austin Brooks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 15:57

BASKETBOLL/ Merkato, Teuta afron amerikanin Austin Brooks

Teuta e basketbollit të meshkujve ka finalizuar goditjen e radhës në merkato, duke nënshkruar me një tjetër lojtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta “Panorama Sport” mëson se kampionët në fuqi kanë mbyllur tashmë marrëveshjen me amerikanin Austin Brooks.

austin_brooks_2

203 cm i gjatë me peshë trupore 104 kg, Brooks do të mbulojë pozicionin e qendrës te skuadra që drejtohet nga Melzin Lazimi. Ai në të shkuarën është aktivizuar në Divizionin e tretë në SHBA për skuadrën Berry College, ndërsa në Shqipëri vjen pas eksperiencës gjermane tek ekipi Berlin Braves 2000. Ky konsiderohet një afrim shumë i rëndësishëm për Teutën, skuadër që tashmë e konsideron të mbyllur merkaton e transferimeve.

Kujtojmë se durrsakët kanë zhvilluar një pjesë të parë fantastike të sezonit, si kryesues në Superligë, duke fituar gjithashtu edhe dy trofe, Superkupën dhe Kupën. Tashmë bregdetarët kërkojnë që të kompletojnë tripletën e trofeve sezonalë, që do t’i konfirmonte gjithashtu edhe për herë të tretë radhazi kampionë kombëtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"