BASKETBOLL/ Kupa e Shqipërisë, sot starton faza eliminatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 9:29

BASKETBOLL/ Kupa e Shqipërisë, sot starton faza eliminatore

Basketbolli shqiptar do të nisë sot zyrtarisht ndeshjet për vitin 2022 në radhët e të rriturve, pasi me përballjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut për meshkuj do të ngrejë siparin Kupa e Shqipërisë.

Basket Meshkuj Teuta

Kjo do të jetë ndeshja e parë në këtë kompeticion, takim i vlefshëm për fazën e parë eliminatore. Për të parat ekipe “big” në parket duhet pritur faza çerekfinale, teksa ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit më 15 janar.

Më datë 16 Tirana Neptun dhe Dinamo do të masin forcat në derbi, ndërsa Teuta, fituesja në fuqi e Kupës, do ta nisë mbrojtjen e trofeut përballë ekipit që del triumfues nga sfida Besëlidhja-Elbasani.

Ndërsa më 17 janar, Kamza do të ndeshet me skuadrën që avancon në duelet Apolonia–(FlamurtariSkënderbeu).

Për sa i përket gjysmëfinaleve, ato do të hidhen me short, ndërsa sfidat do të zhvillohen më datë 22 janar, ndërsa finalja luhet më 23 janar. Te femrat Kupa do të startojë më 15 janar me ndeshjet çerekfinale.

KL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"