Basketboll/ Historike, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë pas 66 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 21:00

Basketboll/ Historike, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë pas 66 vitesh

Pas futbollit Teuta është shpallur kampione e Shqipërisë edhe në basketboll për meshkuj, teksa e ka fituar me rezultatin 3-1 serinë e finaleve kundër Goga Basket.

Teuta basket fiton trofeun pas 66 vitesh

Skuadra e trajnerit malazez Nikola Milatoviç triumfoi me rezultatin 95-79 në derbin e katërt të finaleve, duke kurorëzuar me dopietë një sezon perfekt, pasi disa javë më parë Teuta kishte fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

Teuta basket kupa

Kështu Teuta rikthehet tek titulli pas shumë dekadash, duke u shpallur për herë të tretë në histori kampione e Shqipërisë.

Teuta titulli

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"