Basketboll, FSHB merr vendimin për kampionatin: Edicioni 2019-2020 do të mbyllet në parket

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2020 | 13:53

Basketboll, FSHB merr vendimin për kampionatin: Edicioni 2019-2020 do të mbyllet në parket

 

Pas një pauze 3-mujore për shkak të pandemisë, basketbolli shqiptar bëhet gati për të rifilluar sezonin. Me hapjen e palestrave nga Ministria e Shëndetësisë, u çel edhe drita jeshile për lojërat me dorë, ku skuadrat tashmë u janë rikthyer edhe stërvitjeve. Në pritje të lejes përfundimtare edhe për rifillimin e aktiviteteve sportive, Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur të japë miratimin e saj për rikthimin në parket për ndeshjet zyrtare, në momentin e parë kur do të hiqen masat shtrënguese të qeverisë.
88048504_887851004979352_6581461164012601344_n
Gazeta mëson se në mbledhjen e KD-së në FSHB është vendosur paraprakisht për rifillimin e sezonit. Ndërsa së shpejti pritet të zbardhet edhe vendimi. Kështu pas shumë debatesh dhe diskutimesh (kryesisht në klubet e meshkujve, aty ekipet ishin të ndara për vijimin e kampionatit) më në fund sporti i koshit bëhet gati për ta mbyllur në parket edicionin 2019-2020. Megjithatë vështirësitë do të jenë të shumta, pasi ende mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet problemi i lojtarëve të huaj.
84179909_185448122537446_3443628142831337472_n

Tre nga ekipet kryesore si Goga, Teuta dhe Vllaznia e kanë bazën e skuadrës me lojtarë të huaj, të cilët janë rikthyer në shtetet e tyre. Gjithashtu pritet të mësohen më shumë detaje rreth formulës dhe datave për pjesën e mbetur të kampionatit. Në radhët e femrave gjatë mbledhjeve “online” të mbajtura mes klubeve dhe federatës, ekipet paraprakisht kanë rënë dakord që kampioni të vijojë me grumbullim në një qytet, ndërsa tek meshkujt ekipet që janë pro rifillimit janë shprehur që sezoni të fillojë aty ku është dërprerë.

Basketboll5 kosova

KOSOVA

Ndryshe nga Shqipëria, siç dihet Kosova vendosi për të mos e rinisur sezonin dhe nuk shpalli skuadra kampione. Ndërsa gjithashtu për shkak të pandemisë me virusin “COVID-19” janë anuluar Euroliga si dhe Liga e Adriatikut (ABA). Ndërkohë Ballkan Liga, ku merr pjesë edhe Vllaznia, do ta zhvillojë fazën finale në shtator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"