BASKETBOLL/ Finalja e Kampionatit Botëror, ndryshohet orari i Superkupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2022 | 11:13

BASKETBOLL/ Finalja e Kampionatit Botëror, ndryshohet orari i Superkupës

Teuta kampione e Shqipërisë dhe Tirana fituese e Kupës, do të matin forcat të dielën në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” për trofeun e Superkupës në basketbollin e meshkujve.

teuta vllaznia basket

Kjo sfidë fillimisht ishte parashikuar që të startonte në orën 18:00, një zgjedhje jo shumë e zgjuar nga FSHB, duke qenë se në orën 16:00 në të njëjtën ditë, do të nisë finalja e Kampionatit Botëror të futbollit, Argjentinë-Francë, që është edhe evenimenti më madhor sportiv i vitit.

Por Federata Shqiptare e Basketbollit ka dalë dje më një njoftim të ri zyrtar të publikuar në rrjete sociale, në të cilin bëhet e ditur se finalja Teuta-Tirana është spostuar për në orën 20:00.

Ndërkohë, për sa i përket finales së Superkupës në radhët e femrave, përballja mes Flamurtarit dhe Partizanit do të zhvillohet ashtu sikurse edhe ishte planifikuar, të hënën më 19 dhjetor në orën 17:00, gjithashtu në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.

123

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"