BASKETBOLL FEMRA/ Partizani shkëlqen në Ligën Unike, fiton në “Asllan Rusi” ndaj Penzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2023 | 14:31

BASKETBOLL FEMRA/ Partizani shkëlqen në Ligën Unike, fiton në “Asllan Rusi” ndaj Penzës

Liga Unike e basketbollit të femra ka mbyllur dje javën e gjashtë me një fitore shumë të bukur të Partizanit përballë Penzës. Pas një lojë me rivalitet të lartë dhe të luftuar deri në sekondën e fundit, të kuqet triumfuan me rezultatin 69- 66, duke shënuan kështu suksesin e katërt në eventin mbarëkombëtarë që i ngjit ato në vend të dytë në renditje.

partizani basket femra

Takimi i luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” rezultoi tepër interesant. Kryeqytetaset e Eliverta Bujarit e nisën më mirë, duke marrë avantazhin 8-2 në minutat e para, për ta fituar më pas periodën e parë 18-15.

Çereku i dytë vijoi me rendiment më të ulët në sulm, por Penza arriti që të përmbysë në 19-24, megjithatë Partizani e rimori lojën në kontroll me periodën që u mbyll 12-11, ndërsa ekipet shkuan në pushim me rezultatin e përgjithshëm 30-26 për Partizanin.

Vendëset e ruajnë epërsinë edhe në periodën e tretë, teksa e fitojnë këtë fraksion 21-20, me rezultatin që shënon 51-46 pas 30 minutash lojë.

Perioda e fundit bëhet emocionuese, me Penzën që arrin të përmbysë, ndërsa rreth një minutë nga fundi rezultati shënon 63-66 për ekipin kosovar. Por Partizani nuk dorëzohet dhe me dy gjuajtje të sakta të lira nga Bannister ngushton në 65- 66.

Më pas protagoniste bëhet kapitenia Ornela Lalaj, e cila fillimisht finalizon saktë për 2 pikë, duke përmbysur në 67-66, ndërsa më pas me dy goditje të sakta të lira vulos suksesin 69-66 për Partizanin.

Ishte pikërisht Lalaj lojtarja më e mirë e të kuqeve në këtë sfidë, duke regjistruar dopietë dyshifrore me 19 pikë dhe 12 ribaunde. Dopishifër pikësh regjistruan edhe amerikanet Mathis e Bannister me nga 10 secila.

Për Penzës spikatën Daci me 18 pikë e 13 ribaunde si dhe Makayla me 21 pikë, 8 ribaunde e 6 asiste.

000

Në ndeshjet e tjera që u luajtën të martën, Bashkimi mundi në Prizren Flamurtarin me rezultatin 83-66, duke u shkaktuar edhe humbjen e parë vlonjateve, ndërsa Prishtina fitoi derbin e kryeqyteteve me Tiranën, teksa triumfoi në shtëpi në shifrat 87-80.

6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"