BASKETBOLL FEMRA/ Partizani shkatërron Tiranën në Kupë, Flamurtari “leksion” Studentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 19:15

BASKETBOLL FEMRA/ Partizani shkatërron Tiranën në Kupë, Flamurtari “leksion” Studentit

Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra ka zhvilluar sot ndeshjet gjysmëfinale në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës. Partizani ka fituar derbin përballë Tiranës me rezultatin e thellë 80-50 (27-16, 11-7, 26-15, 16-12).

WhatsApp Image 2023-01-21 at 19.00.31

Një ndeshje e dominuar tërësisht nga të kuqet e trajneres Eliverta Bujari, të cilat ishin superiore në të gjitha periodat duke marrë edhe kualifikimin e merituar për në finale. Në gjysmëfinalen tjetër mes Flamurtarit dhe Studentit, ashtu sikurse edhe pritej, nuk pati shumë histori. Ekipi vlonjat bëri çfarë deshi në parket duke fituar me rezultatin treshifror 105-55 (31-4, 23-10, 31-25, 20-16). Kështu nesër në orën 17:00 Partizani dhe Flamurtari do të zbresin në parketin e “Dhimitraq Gogës” për finalen, në betejë për trofeun.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"