BASKETBOLL FEMRA/ Liga Unike, Partizani ngec në shtëpi ndaj Prishtinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 16:33

BASKETBOLL FEMRA/ Liga Unike, Partizani ngec në shtëpi ndaj Prishtinës

Liga Unike e basketbollit të femrave ka zhvilluar dje takimin e dytë të javës së tetë, një sfidë e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, takim që vendosi përballë Partizanin dhe Prishtinën. Vajzat nga Kosova arritën që të dilnin me fitoren 63-68 në një sfidë interesante dhe të luftuar deri në fund. Ky ishte suksesi i katërt në evenimentin mbarëkombëtar për Prishtinën, duke i mundësuar kësaj skuadre parakalimin në renditje ndaj Partizanit falë diferencës së koshave.

photo by: @Shpend Ahmeti

NDESHJA – Seria e koshave u hap nga Ornela Lalaj, me kapitenen që realizoi dy pikët e para për Partizanin. Minutat e para ishin të ekuilibruara, ndërsa në gjysmën e dytë të 10- minutëshit, të kuqet e trajneres Eliverta Bujari krijuan një epërsi të lehtë për të fituar periodën e parë 21-16. Por me rikthimin në parket, miket treguan përmirësim në lojën e tyre për ta fituar periodën e dytë 12-17, ndërsa ekipet shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve në ekuilibër të plotë me rezultatin që shënonte 33-33.

Partizani e filloi më mirë periodën e tretë, duka kaluar në +5 përpara, por më pas ishte Prishtina që komandoi. Vajzat nga Kosova luajtën më mirë në mbrojtje dhe në sulm, duke kaluar në avantazh 47-56 pas 30 minutash lojë. Gjithsesi, Partizani nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund, duke u afruar deri në 2 pikë (63-65) kur kishte mbetur pak më tepër se 1 minutë nga sirena përfundimtare. Por Martinajn me një 3-pikësh për Prishtinën rivendosi distancën 63- 68, shifra këto që nuk ndryshuan më deri në fund.

ssssssd

Besjana Martinaj me 20 pikë, si dhe Sarah Mgbeike me 16 pikë e 13 ribaunde ishin lojtaret më decizive në suksesin e mikeve. Ndërkohë, në radhët e Partizanit, edhe një herë tjetër më e mira ishte Ornela Lalaj, por 18 pikët dhe 14 ribaundet e kapitenes nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e të kuqeve, të cilat nuk po kalojnë një moment të mirë kohët e fundit.

ddddfsd

Java e tetë do të mbyllet sot me ndeshjen Flamurtari-Tirana, takim që do të luhet në orën 17:00 në Vlorë. Në fakt kjo ndeshje ishte parashikuar për t’u zhvilluar ditën e djeshme, por në momentet e fundit pati një ndryshim në kalendar.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"