BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari shkëlqen në Ligën Unike, Penza “KO” në Vlorë (REZULTATET DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 11:47

BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari shkëlqen në Ligën Unike, Penza “KO” në Vlorë (REZULTATET DHE RENDITJA)

Pas një pauze tre-javore për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, dje janë rikthyer sfidat në Ligën Unike te femrat.

LIGA UNIKE

Janë luajtur dy përballjet e para, të vlefshme për javën e dytë të sezonit të rregullt. Flamurtari triumfoi kundër Penzës, ndërsa Prishtina fitoi derbin kosovar ndaj Bashkimit.

Kampionet e Shqipërisë e rifilluan aty ku e kishin e lënë, me një fitore mjaft të bukur në shtëpi në eventin mbarëkombëtar, duke vijuar kështu paraqitjet e shkëlqyera të këtij sezoni.

Vajzat e trajneres Elona Hasanaj siguruan triumfin e dytë në Ligën Unike, duke mposhtur Penzën me rezultatin 72-62.

Flamurtari pati një epërsi të lehtë në minutat e para, por Penza arriti ta ekuilibrojë lojën, me periodën e parë që u mbyll me epërsinë minimale 12-11 për vendëset.

Edhe çereku i dytë ishte i rivalizuar, me skuadrat që i përgjigjeshin pikë për pikë njëra-tjetrës.

Por ishin sërish vlonjatet ato që fituan minimalisht 19-18, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin prej 2 pikësh, 31-29.

Në çerekun e tretë, Flamurtari shpërtheu, duke e hipotekuar aty suksesin, teksa e fitoi këtë periodë 19-18, për të kryesuar 50-37 në shifra të përgjithshme pas 30 minutash lojë.

Vajzat pejane provuan të reagonin në periodën e katërt, duke u afruar deri në 2 pikë, 64-62, dy minuta nga fundi.

FL (1)

Megjithatë, Flamurtari rivendosi distancat, për ta mbyllur ndeshjen më pas me 10 pikë avantazh.

Te Flamurtari, që në këtë takim aktivizoi pesë lojtare të huaja dhe vetëm Memushin e Myrton vendëse, spikatën Jacobsson me 19 pikë, Samra Omerbasiç dhe Benally me nga 18, si dhe Ikete me 10 pikë e po kaq ribaunde.

Ndërkohë, për Prishtinën që e nisi dhe e mbylli ndeshjen pa u dhënë asnjë sekondë lojtareve të stolit, shkëlqyen Beginisiç me 14 pikë e 10 ribaunde, Leila Omrebasiç me 18 pikë e 10 ribaunde, si dhe Thomson me 19 pikë.

Në takimin tjetër, Prishtina, kampionia në fuqi e Ligës Unike, shënoi fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur në transfertë Bashkimin 59-68 (13-15, 19-23, 19-17, 8-13). Te Prishtina u dalluan Mgbeike me 20 pikë e 12 kërcime.

BSH (1)

Java e dytë do të mbyllet sot me derbin Partizani-Tirana, takim që do të zhvillohet në orën 19:00 në “Asllan Rusi”.

KL 1 (1)

ARTIN LLESHAJ / ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"