BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari pranë titullit, Partizani “KO” edhe në kryeqytet (REZULTATET DHE KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 12:21


BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari pranë titullit, Partizani “KO” edhe në kryeqytet (REZULTATET DHE KALENDARI)

Flamurtari ka bërë një tjetër hap të rëndë sishëm drejt titullit kampion në basketbollin e femrave për sezonin 2021- 2022.

BASKETBOLL

Pasi kishin fituar thellë takimin e parë në Vlorë, kampionet në fuqi e kanë thelluar në 2-0 serinë e finaleve kundër Partizanit, teksa kanë triumfuar edhe dje në kryeqytet me rezultatin 62- 82.

Vlonjatet e trajneres Elona Hasanaj, u shfaqën dominuese edhe në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke bindur me lojë dhe rezultat.

Me 4 lojtare të huaja në formacion, Flamurtari nuk e kishte shumë të vështirë ndaj një Partizani, që në filozofinë e tij synon më tepër promovimin e basketbollit me lojtare të gjitha shqiptare, por që gjithashtu ka treguar që është i aftë të ngrejë lart edhe trofe.

Për sa i përket takimit të djeshëm, Flamurtari e futi fitoren në kasafortë, falë një periode të parë të shkëlqyer. Vlonjatet e nisën furishëm, për ta fituar thellë 6-21 fraksionin e parë.

Më pas, të kuqet e Ledina Koçit kishin rritje në lojën e tyre, por jo aq sa për ta vënë në diskutim avantazhin e mikeve, të cilat e administruan mjaft mirë avantazhin.

Kështu, perioda e dytë u mbyll 20-21 për Flamurtarin, me vlonjatet që shkuan në pushimin ndërmjet dy pjesëve me epërsinë e përgjithshme 26-42.

Në periodën e tretë, kryeqytetaset përpiqen të rikuperojnë, tek sa fitojnë 20-18, por pas 30 minutash lojë rezultati në tabelë shënon 46-60 për miket.

10-minutëshi i fundit është sërish më i mirë për Flamurtarin, që fiton 16-22 dhe e mbyll të gjithë sfidën me +20 pikë avantazh.

Tashmë vlonjatet i ndan vetëm një sukses nga titulli kampion, ndërsa do të kërkojnë që t’i mbyllin llogaritë në finalen e tretë që do të luhet të dielën në Vlorë.

Për sa u përket paraqitjeve individuale, Flamurtari e nisi dhe e mbylli ndeshjen me të njëjtin formacion, pa u dhënë asnjë sekondë lojtareve të stolit. Amerikania Laura Johnson, me 33 pikë, 11 kërcime e 4 asiste ishte lojtarja më e mirë e ndeshjes. Për Partizanin spikati edhe një herë tjetër Aida Palko, e cila regjistroi dopietën e radhës dyshifrore me 21 pikë e 11 kërcime.

SK

KL

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL