BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari pa rivalë, shkërmoq me tri shifra edhe Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 13:00

BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari pa rivalë, shkërmoq me tri shifra edhe Partizanin

Kampionati i basketbollit për femra luajti dje tri ndeshjet e mbetura të javës së katërt. Flamurtari nuk ka ndërmend të ndalet dhe vijon me serinë e “asfaltimit” të kundërshtarëve. Këtë herë e kishte radhën skuadra e Partizanit, për të vuajtur superioritetin e vlonjateve, të cilat njohin vetëm fitore +100 pikë.

flamurtari-basket-femra_1520256556-6349532-470x258

Serinë e pikëve në takimin e luajtur në “Asllan Rusi” e hapi e hapi Përmeti, që kaloi Partizanin në avantazh 2-0, po në pak sekonda Flamurtari përmbys në 2-6. Më pas loja futet në një rrjedhë interesante ku të dyja skuadrat përgjigjen pikë për pikë, e herë kalon njëra në avantazh e herë tjetra. Përmeti gabon disa tentativa për 3 pikë, ndërsa Flamurtari në minutat e fundit të periodës së parë fillon të shkëputet lehtë dhe e fiton këtë fraksion 21-27. Në periodën e dytë kemi një dominim total nga skuadra e Viron Toskës, me Katiç që bën diferencën në parket.

Partizani gabon shumë, ndërsa vlonjatet nuk falin duke e fituar këtë 10- minutësh 18-33 dhe pjesën e parë 39-60. Flamurtari arrin ta menaxhojë në mënyrën më të mirë avantazhin prej 21 pikësh, ndërsa Partizani nuk ia del të futet në lojë për asnjë moment, e kështu e gjithë sfida fitohet nga skuadra mike në shifrat 82-102. Bej dhe Katiç ishin dy lojtaret më të mira të ndeshjes të cilat realizuan respektivisht 33 dhe 21 pikë. Kështu, për të katërtën herë radhazi vlonjatet regjistrojnë sukses treshifror në kampionat dhe mbeten favorite të padiskutueshme për fitimin e titullit, ndonëse merkatoja e dimrit mund t’i ndryshojë disi gjërat. problem për Studentin për të marrë 2 pikët përballë Kamzës.

Ekipi studentor fitoi thellë me rezultatin 79-55 ndaj Kamzës së vendit të fundit. Ndeshja e luajtur mesditën e djeshme në “Asllan Rusi” u dominua nga fillimi e deri në fund nga Studenti, që ishte superior në të gjitha periodat (23-12, 19-17, 19- 15 dhe 19-11). Ndërsa Kamza e përbërë nga një skuadër adoleshentesh vijon të regjistrojë vetëm humbje. Elbasani regjistroi suksesin e parë në kampionat, duke marrë një fitore treshifrore në sfidën e luajtur në Vlorë ndaj Apolonisë. Miket ishin dominuese që nga fillimi e deri në fund, ku rezultati shënoi 61-112.

Artin Lleshaj/ Enriko Gabaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"