Basketboll femra/ Flamurtari merr i vetëm kreun, Partizani leksion Tiranës në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 12:13

Basketboll femra/ Flamurtari merr i vetëm kreun, Partizani leksion Tiranës në derbi

Flamurtari merr i vetëm kreun e tabelës pas javës së pestë në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra. Vlonjatet vazhdojnë ecurinë e shkëlqyer, teksa dje mundën në fushën e tyre Studentin me rezultatin e thellë 91-50. Një ndeshje e dominuar totalisht nga të besuarat e trajnerit Erion Hoxhaj, të cilat ishin superiore që nga fillimi e deri në fund.

Partizani

Plot pesë nga lojtaret e Flamurtarit prekën kuotë dyshifrore në realizimin e pikëve, ku më të mirat ishin Sariç dhe Brahimaj me nga 16 pikë secila. Për kryeqytetaset nuk mjaftuan 17 pikët e Shimës, pasi diferencat ndërmjet dy ekipeve ishin shumë të mëdha. Kryendeshja e javës ishte derbi i zhvilluar në “Farie Hoti” ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, aty ku të kuqet morën një fitore të merituar me rezultatin 79-64.

Partizani e filloi sfidën në mënyrë të shkëlqyer, duke krijuar një epërsi prej 26 pikësh që në pjesën e parë. Me gjithë përpjekjet e Tiranës në pjesën e dytë, Partizani nuk e lëshoi fitoren. Ebi Dishnica, me 17 pikë dhe 10 ribaunde ishte lojtarja më e mirë për skuadrën që drejtohet nga Ledina Koçi.

Ndërsa në radhët e ekipit bardheblu nuk mjaftuan 25 pikët e Klea Verrit. Me këtë fitore Partizani e parakalon në renditje Tiranën duke u ngjitur në vendin e dytë falë koshavarazhit. Një takim me rivalitet dhe tepër i rëndësishëm për zonën “play off” ishte përballja e zhvilluar në Shkodër, ndërmjet Vllaznisë dhe Elbasanit.

basket femra skeda

Një ndeshje e luftuar deri në sekondën e fundit, ndërsa ato që festuan ishin vendëset. Elbasani i udhëhequr nga Enisja Qosja e fitoi periodën e parë 23-20, por Vllaznia u përgjigj në fraksionin e dytë, ku triumfoi 15 9, për të shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me 3 pikë avantazh. Elbasani provon të reagojë dhe e fiton periodën e tretë 18-16. Megjithatë, shkodranet e ruajnë epërsinë dhe marrin një triumf me shumë vlerë ndaj një rivali direkt.

renditja

SHKB

Tirana mposhti Apoloninë me rezultatin 70- 64, në ndeshjen mes dy skuadrave që mbyllin tabelën e renditjes. Kjo ishte fitorja e parë sezonale për skuadrën kryeqytetase, ndërsa fieraket ende nuk e kanë provuar shijen e suksesit në këtë edicion.

E.SIKA/S.NIKSHIQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"