BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari çmonton Partizanin në betejën e parë për titullin (REZULTATI DHE KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2022 | 12:36

BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari çmonton Partizanin në betejën e parë për titullin (REZULTATI DHE KALENDARI)

Flamurtari shkatërron Partizanin në ndeshjen e parë finale për titullin kampion në basketbollin e femrave.

BASKETBOLL FEMRA

Sfida e zhvilluar dje në Vlorë u mbyll me rezultatin e thellë 94-51 në favor të vendëseve. Perioda e parë ishte e shkëlqyer për vajzat vlonjate të drejtuara nga Elona Hasanaj, të cilat morën arratinë e pikëve që në 10 minutat e para, duke fituar 24-10.

Ndërkaq, 17 pikë përpara do të ishte Flamurtari në nisje të periodës së dytë, duke e çuar rezultatin në 27-10. Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e shpejtë dhe me ritëm për të dyja skuadrat.

Vlonjatet tregohen të kujdesshme në mbrojtje, duke mos e lejuar Partizanin të veprojë poshtë koshit. Por edhe sulmi dhe gjuajtjet nga distanca janë për t’u vlerësuar, ndërsa kryeqytetaset gabojnë pa fund.

40-16 kryesojnë në vijim vlonjatet, ndërsa trajnerja e Partizanit kërkon pushim, duke kritikuar skuadrën.

Por Flamurtari do të thellonte edhe më tej rezultatin deri në fund të pjesës së parë, teksa shifrat do t’i çonte në 51-21, duke e mbyllur me 30 pikë diferencë pjesën e parë.

Perioda e tretë ishte disi më e ekuilibruar, me vlonjatet që mendojnë të administrojnë epërsinë e madhe, për ta shtuar ritmin në fraksionin e fundit, duke marrë një triumf bindës me plot 43 pikë avantazh.

Fitorja e parë i jep qetësi psikologjike Flamurtarit që do të kërkojë t’i mbyllë llogaritë me titullin që në dy ndeshjet e radhës.

Trajnerja Elona Hasanaj pas takimit, për “Panorama Sport”, nuk fshehu emocionet, por kërkoi edhe më shumë tifozë në mbështetje të skuadrës.

“Ky është Flamurtari i vërtetë, kjo është forca e kësaj skuadre. Këto vajza janë të mrekullueshme. Nuk e kam diskutuar ndonjëherë, titulli kampion do të jetë i Flamurtarit.

Kërkojmë më shumë tifozë në pallat në mbështetje të Flamurtarit”, tha Hasanaj.

SKE 1

KL

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"