BASKETBOLL FEMRA/ E turpshme, kampionati fillon pa Tiranën kampione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 12:03

BASKETBOLL FEMRA/ E turpshme, kampionati fillon pa Tiranën kampione

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra do të ngrejë sot siparin me ndeshjet e javës së parë. Por ky do të jetë një kampionat i pazakontë, pasi tashmë zyrtarisht Shoqata e Klubit të Basketbollit Tirana që drejtohet nga trajneri Erdal Borova është tërhequr nga gara.tirana basket femra

Kampionet në fuqi ashtu sikurse kishin bërë të ditur më parë nuk do të jenë pjesë e këtij aktiviteti, pasi edhe këtë vit nuk u zgjidh çështja e dy Tiranave. Një ngërç i madh i krijuar një vit më parë, kur bashkia prishi kontratën me klubin duke krijuar një tjetër skuadër si Shoqatën e Basketbollit Tirana. Ishte pikërisht kjo e fundit që merrte mbështetjen nga bashkia, ndërsa SHKB Tirana, ndonëse riktheu titullin kampion në kryeqytet pas 20 vitesh, u la në mëshirë të fatit, e tashmë vjen edhe lajmi i hidhur i tërheqjes nga gara.

Një skuadër që kërkonte nga bashkia vetëm t’i paguhej fusha ku do të luante dhe mundësimin e udhëtimeve në transfertë, kërkesa këto të injoruara. Kjo është një humbje për të gjithë basketbollin shqiptar, që duke nisur nga ky edicion nuk do të ketë njërën prej skuadrave që i ka dhënë ton kampionatit.

Ndërsa për t’u kthyer te ndeshjet e javës së parë, aty ku shorti kishte vendosur përballë menjëherë dy Tiranat, tashmë vendin e SHKBT-së së larguar e merr Partizani që këtë javë ishte pushim dhe në orën 17:00 në sallën “Farie Hoti” do të luhet derbi. Flamurtari do të presë në Vlorë Kamzën, me takimin që starton në orën 11:00. Studenti sfidon në “Asllan Rusi” Apoloninë, sfidë e cila nis në orën 12:00. Ndërsa Elbasani pret në fushën e tij Vllazninë, ndeshja që starton në orën 16:00 në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"