BASKETBOLL/ Europiani, Shqipëria U-20 e vajzave merr fiton e dytë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2022 | 19:54

BASKETBOLL/ Europiani, Shqipëria U-20 e vajzave merr fiton e dytë radhazi

Pasi e mbylli në vend të fundit në një grup me kundërshtarë shumë të fortë, Shqipëria U-20 e basketbollit për femra po regjistron rezultate të rëndësishme në fazën e dytë të Divizionit B në Kampionatin Europian që po mbahet në Shkup.

Kombetarja Basket femra U20

Në takimet e vlefshme për klasifikimin përfundimtar 9-18, vajzat kuqezi kanë siguruar fitoren e dytë radhazi, teksa dje kanë mundur Gjeorgjinë me rezultatin 66-63 (18-17, 14-12, 19-14, 15-20).

Një ndeshje shumë e mirë e Kombëtares sonë, që në këtë event drejtohen nga trajnerët Vladimir Xheka dhe Klarent Dedaj. Spikati edhe një herë tjetër forma e shkëlqyer e Ornela Muçës, e cila regjistroi 28 pikë dhe 7 ribaunde, duke qenë edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes.

Në fund, në parket kishte vend edhe për festën e vajzave kuqezi, të cilat iu gëzuan një fitoreje të merituar. Kujtojmë se dy ditë më parë Shqipëria U-20 mundi Armeninë 74-58.

Ndërkohë, Shqipëria U-20 e djemve, e cila drejtohet nga Melzin Lazimi, i ka nisur me humbje sfidat në Grupin D të Divizionit B, teksa dje është mposhtur nga Zvicra me rezultatin 67-50 (20-11, 11-13, 19-14, 17-12), takim i zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë. Më i miri për tanët në këtë takim ishte Xhersido Hajdari, autor i 20 pikëve dhe 5 ribaundeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"