BASKETBOLL/ Dhuna në ndeshjen Sigal Prishtinë-Trepçë, Kosova kërkon ndalimin e ultrasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2022 | 14:36

BASKETBOLL/ Dhuna në ndeshjen Sigal Prishtinë-Trepçë, Kosova kërkon ndalimin e ultrasve

Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport kërkon ndalimin pjesëmarrjes së tifogrupeve në ndeshjet e basketbollit në Kosovë.

Screenshot_1-139-600x360-1

Gjithçka ka ardhur pas incidenteve të ndodhura të dielën në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Në këtë takim u përleshën tifozëritë e të dy skuadrave si pasojë e të cilave pati të lënduar, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Këshilli për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka mbajtur një mbledhje urgjente ku ndër të tjera ka rekomanduar që të ndalohet pjesëmarrja e tifozëve në mënyrë të organizuar në të gjitha ndeshjet e basketbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"