BASKETBOLL/ 25 mijë euro, Liga Unike zbardh shpërblimet e “Final 4” (KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2022 | 11:38

BASKETBOLL/ 25 mijë euro, Liga Unike zbardh shpërblimet e “Final 4” (KALENDARI)

Liga Unike, kompeticioni i përbashkët i basketbollit për meshkuj me klube nga Shqipëria dhe Kosova, tashmë është futur në fazan e nxehtë, teksa më datat 21 dhe 22 prill në Pejë do të zhvillohet “Final 4”.

LIGA UNIKE

Golden Eagle Ylli, Peja, Prizreni dhe Teuta janë katër ekipet që kanë siguruar kualifikimin në këtë fazë, teksa durrsakët mbetet skuadra e vetme nga Shqipëria.

Ndërkohë, siç është bërë traditë, organizatorët e eventit kanë publikuar edhe shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse.

Kështu, skuadrat që e ndalin rrugëtimin e tyre në gjysmëfinale do të marrin nga 3.000 euro secila, ndërsa ato që kualifikohen për në finale nga 5.000 euro.

Skuadra që do të shpallet kampione do të shtojë në arkën e saj edhe 9.000 euro të tjera.

Pra, shuma totale e shpërblimeve për “Final 4” është 25.000 euro.

Në gjysmëfinale do të kemi përballjet Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni. Siç dihet, ky është edicioni i dytë i Ligës Unike në radhët e meshkujve.

Një vit më parë kampione shpallej Ylli, teksa faza finale e eventit u zhvillua në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës. Në tabelë pasqyrohen datat dhe oraret e ndeshjeve për fazën “Final 4”.

KAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"