BASKET/ Teuta ul “me këmbë në tokë” Vllazninë, Tirana dhe Goga OK

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 21:43

BASKET/ Teuta ul “me këmbë në tokë” Vllazninë, Tirana dhe Goga OK

Ka startuar me tri fi tore bindëse nga skuadrat vendëse sezoni i ri në Superligën e basketbollit për meshkuj, me skuadrat që më në fund u rikthyen në parket pas një pauze prej gati një viti. Java e parë nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-trajnerit të Partizanit, Arben Fagu, i cili u nda nga jeta disa javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë. Fitoren më të thellë e regjistroi Tirana, që shkatërroi Eagles me rezultatin 129-58 në derbin e vogël të kryeqytetit.

Basket-Goga-e1591258152923

Ndonëse pa kapitenin Gerti Shima, i cili vijon karantinën në Qipro, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID, bardheblutë u treguan të papërmbajtshëm në debutim. Ndërsa në krahun tjetër “shqiponjat”, me një skuadër modeste dhe me lojtarë të rinj në moshë e kishin të pamundur t’i bënin ballë ritmit të Tiranës. Skuadra e Erkand Karajit e tregoi superioritetin e në të gjitha periodat, të cilat i fitoi me diferencë të madhe pikësh. Shënuesi më i mirë i Tiranës ishte Hysa me 24 pikë, ndërsa statistika dyshifrore pikësh regjistruan edhe Hasani (19), Brari (18), Vogli (17), Berati (14), Beqo (13) dhe Vaqarri (12). Ndërkohë, për Eagles më i miri ishte Gozhdari me 19 pikë. Start i shkëlqyer edhe për Goga Basket, që shkatërroi Partizanin me 40 pikë diferencë 102-62, në takimin e zhvilluar në sallën sportive “Dhimitraq Goga”.

1

Përveç periodës së parë, në të cilën pati rivalitet dhe që u mbyll 14-14, ndeshja më pas ishte me sens unik. Vendësit dominuan në çdo aspekt ndaj një Partizani të pafuqishëm, që i ka mbetur vetëm emri i madh. Kryendeshja e javës së parë ishte sfida e luajtur në “Ramazan Njala” të Durrësit, aty ku Teuta i dha leksion Vllaznisë, duke fituar në shifrat 92-78. Bregdetarët bënë një ndeshje të fantastike, duke kryesuar që nga fillimi e deri në fund. Të besuarit e trajnerit Milatoviç treguan muskujt që në periodën e parë, të cilën e fituan thellë 35-17, për ta menaxhuar deri në fund pa shumë problem avantazhin. Shënuesi më i mirë për Teutën ishte Pelisier me 20 pikë, ndërsa një ndeshje shumë të mirë bëri edhe kapiteni Kristi Gorea, i cili koleksionoi 19 pikë. Me këtë paraqitje Teuta konfirmoi se do të jetë sërish një prej pretendeteve kryesore për fitimin e titullit. Ndërsa në kampin shkodran u vu re një ngërç në lojën në grup, me lojtarët amerikanë të ardhur vetëm disa ditë më parë, që me sa duket, duan ende kohë të harmonizohen me njëri-tjetrin.

3

A.LLESHAJ/R.GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"