BASKET/ Teuta kampione dimri, leksion Vllaznisë. Besëlidhja e Tirana OK, mësoni rezultatet dhe renditjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2022 | 10:03

BASKET/ Teuta kampione dimri, leksion Vllaznisë. Besëlidhja e Tirana OK, mësoni rezultatet dhe renditjen

Superliga e basketbol lit të meshkujve ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit që shënon edhe përfundimin e gjysmës së sezonit të rregullt.

 

teuta vllaznia basket

Është Teuta skuadra që do t’i kalojë festat e fundvitit si kampione e dimrit. Durrsakët siguruan të shtunën fitore në transfertë në takimin e javës së dhjetë, teksa mposhtën Vllazninë në Shkodër me rezultatin 73-90 (24-29, 26-17, 13-21, 10- 23).

Kuqeblutë, të cilët vinin në këtë përballje pas fitores ndaj Tiranës, mundën që të rezistonin deri në fundin e periodës së tretë. Më pas kualiteti më i lartë i kampionëve në fuqi bëri diferencën në parket.

Vires me 21 pikë, Sullivan me 19 pikë dhe 11 ribaunde, Peterson me 19 si dhe kapiteni Gorea me 18, ishin lojtarët që udhëhoqën bregdetarët në këtë triumf. Te Vllaznia shënuesi më i mirë ishte Njike, autor i 15 pikëve.

1 (2)

Besëlidhja mori një fitore të rëndësishme teksa mposhti dje Kazmën me rezultatin 86- 94 (18-21 16-24 36-21 16-28) në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Halit Coka” të Bathores.

Një përballje me rivalitet mes dy prej ekipeve pretendente për titullin, sfidë ku lezhjanët e trajnerit Afrim Bilali e bënë diferencën në periodën e katërt, duke realizuar edhe përmbysjen.

Kjo ishte fitorja e shtatë në kampionat për Besëlidhjen, që arrin kështu të reagojë më së miri pas humbjes së pësuar disa ditë më parë ndaj Teutës. Ndërsa Kamza, pas katër fitoreve radhazi, ndal ecurinë pozitive në kampionat.

2 (2)

Tirana është rikthyer te suksesi pas katër humbjeve radhazi në Superligë dhe këtë e ka bërë duke mundur Apoloninë në transfertë në shifrat 73-77 (17-18, 20-27, 15-17, 21-15) në takimin e zhvilluar të shtunën në Vlorë.

Bardheblutë e Erkand Karajit morën një sukses me vlera përballë një kundërshtari aspak të lehtë. Tirana, pasi kishte kryesuar thuajse gjatë të gjithë kohës, e pa veten të përmbysej 73-72 kur kishin mbetur 18 sekonda lojë, ndërsa 9 sekonda nga sirena finale, shifrat shënonin në baraspeshë 73-73.

Por në fund, Bonner dhe Hamati realizuan koshat vendimtarë për t’i dhënë fitoren kryeqytetasve. Hamati me 27 pikë dhe Hysenagolli me 19 pikë e 10 ribaunde ishin lojtarët me rendimentin më të lartë te Tirana.

Në radhët e Apolonisë, spikatën Whitfield me 27 pikë dhe Jenkins me 19, por amerikanët nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e fierakëve.

3 (1)

4 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"