BASKET/ Teuta bojkotoi derbin ndaj Gogës, reagon federata: Presim relacionin, do të zbatohet rregullorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 11:57

BASKET/ Teuta bojkotoi derbin ndaj Gogës, reagon federata: Presim relacionin, do të zbatohet rregullorja

Për incidentin e krijuar në sallën sportive “Dhimitraq Goga”, që solli edhe bojkotin e Teutës, në ndeshjen derbi ndaj Gogës, gazeta kontaktoi sekretarin e përgjithshëm të FSHB, Korab Llazanin. Ja si u shpreh ai për këtë ngjarje: “Presim relacionet dhe do të zbatohet ajo që parashikon rregullorja për raste të tilla.Basket-Goga

Komisari dhe gjyqtarët kanë zbatuar procedurat dhe do të sjellin protokollin së bashku me relacionet, të cilat më pas do t’i kalojnë për shqyrtim Komisionit të Disiplinës”. Më pas i pyetur, nëse ka të drejtë një klub të japë një pezullim të tillë, Llazani deklaron: “Unë nuk kam qenë i pranishëm, por me sa di Goga Basket e ka lejuar të futet në tribunën qendrore. Këtu bëhet fjalë për ndalimin e hyrjes në dhomat e zhveshjes. Skuadra organizatore ka të drejtë të garantojë rendin dhe sigurinë në dhomat e zhveshjes.

Ka pasur raste kur edhe mua nuk më kanë lejuar rojet që të futem te Goga, gjithashtu as presidentin e federatës, pasi nuk e kanë njohur. Të gjithë duhet të jenë të pajisur me një beixh apo një mjet identifikimi që të lejohen. Por e përsëris edhe një herë, duke qenë se nuk kam qenë i pranishëm, presim materialin që do të na vijë, për të vepruar më pas sipas rregullores”, thotë Llazani, i cili rezervohet në prononcimin e tij, pasi më parë pret të shqyrtojë materialin që do të paraqesin zyrtarët e takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"