Basket Superliga/ Leksion Vllaznisë, Goga pa rivalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:33

Basket Superliga/ Leksion Vllaznisë, Goga pa rivalë

Goga Basket nuk ka aspak ndërmend ta ndalë marshimin e saj në sezonin e rregullt të Superligës. Skuadra private mposhti Vllazninë me rezultatin 80-72, në një sfidë ku nuk mungoi rivaliteti. Ekipi i Melzin Lazimit e fitoi periodën e parë 16-13, ndërsa 10- minutëshi i dytë shkoi në favor të shkodranëve me rezultatin minimal 19-20. Beteja në parket vijoi edhe në periodën e tretë, teksa ky fraksion loje mbyllet në baraspeshë 18-18.

Basket-Goga-e1591258152923

Në periodën e katërt diferencën e bëri kualiteti dhe loja e konsoliduar në grup e durrsakëve, të cilët fituan 27- 21 dhe hipotekuan fitoren e tetë në po kaq javë në kampionat. Shkëlqyen Hysenagolli dhe Ramme, të cilët realizuan respektivisht 18 dhe 16 pikë. Për Vllazninë nuk mjaftuan 18 pikët e amerikanit Smith. Në Durrës u zhvillua gjithashtu edhe ndeshja EaglesTeuta, takim i dominuar nga bregdetarët, të cilët triumfuan me rezultatin 100-71. Eagles mundi të rezistojë disi vetëm gjatë pjesës së parë, ndërsa më tej komanduan durrsakët.

Teuta e fitoi më 4 pikë diferencë periodën e parë (28-24), e më pas e rriti gradualisht epërsinë, teksa i fitoi edhe periodat e tjera 21-18, 22-9 dhe 29-20. Riçardson dhe Pelisier, respektivisht me 28 dhe 20 pikë, ishin lojtarët më të mirë për Teutën. Ndërsa për ekipin e trajnerit Klarent Dedaj, lojtari më rezultativ ishte Pylla me 19 pikë. Në takimin tjetër Tirana i dha leksionin e dytë sezonal në derbi Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 77-61. Bardheblutë e Karajit e hipotekuan fitoren që në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me 18 pikë avantazh. “Demat” provuan të reagojnë në pjesën e dytë, duke e fituar periodën e tretë 23-16. Megjithatë, në fund ishte përsëri Tirana që diktoi në lojë, teksa triumfoi 15-10. Pesë lojtarë bardheblu prekën dopioshifër pikësht në derbi, teksa shifrën më të lartë e arriti Hasani me 18. Te Partizani pikëshënuesi më i mirë ishte kapiteni Shahini me 17.

ss

rr

A.LLESHAJ/ R.GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"