Basket/ Shkëlqen Teuta dhe ndal Vllazninë, Tirana e bën sefte ndaj Barleti Eagles

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 20:37

Basket/ Shkëlqen Teuta dhe ndal Vllazninë, Tirana e bën sefte ndaj Barleti Eagles

Superliga e basketbollit të meshkujve kompletoi javën e katërt me sfidat Teuta-Vllaznia dhe Tirana-Barleti Eagles. Vazhdon seria e fitoreve radhazi për Teutën, që i shkakton disfatën e parë Vllaznisë në kampionat. Bregdetarët triumfuan në shtëpi me rezultatin 75-69.

DHDHD

 

Përveç disa momenteve, lojtarët e Teutës e udhëhoqën takimin nga fillimi deri në fund, duke u shfaqur më solidë dhe me një përgatitje fizike mjaft të mirë. Nga ana tjetër, Vllaznia tregoi dëshirë, por eksperienca e pakët dhe shpërqendrimi në disa momente e ndëshkuan. Perioda e parë nis me shumë vrull, aq sa minutat ikin shumë shpejt dhe pikë shënohen shumë pak. Skuadra e trajnerit Milatoviç shkëputet ndjeshëm, por në fund të fraksionit Vllaznia afrohet deri në -2 pikë.

dfd

I kthejnë reston shkodranët me fillimin e periodës së dytë, ku fillimisht kryesojnë 20-29, por nuk e mbajnë këtë ritëm deri në fundin e pjesës së parë, pasi Teuta afrohet deri në -3 pikë (33-36). Pas pushimit, Teuta, ashtu siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e tjera, shfaq një nivel superior loje. Vendos avantazh të ndjeshëm dhe futet më e qetë në periodën e fundit, duke i rezistuar mjaft mirë dëshirës dhe agresivitetit të Vllaznisë. Hysenagolli, me 21 pikë, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Kështu, kampionati vijon me shumë rivalitet, me tri ekipe kryesuese.

TIRANA – EAGLES

Pas kishte parë t’i shpëtonte në disa raste fitorja nga duart në sekondat e fundit, Tirana këtë herë nuk fal në derbin ndaj Barleti Eagles, duke fituar 99-77 dhe duke gjetur suksesin e parë sezonal. Takimi starton me vrull nga të dyja kampet, por Tirana merr një epërsi të lehtë dhe qëndron vazhdimisht në avantazh. Diferenca në periodën e parë bëhet në minutën e fundit, ku Vogli realizon saktë dy gjuajtje për 3 pikë dhe Tirana e mbyll 10-minutëshin e parë në favor 30-22.

DSDS

Fraksioni i dytë hapet me një 3-pikësh për Eagles, të realizuar nga Gozhdari, por bardheblutë edhe në këtë periodë janë më të saktë se kundërshtari dhe fitojnë 29- 25, për të shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me 12 pikë avantazh (59-47). Në periodën e tretë loja është më e ekuilibruar, që e tregon vetë rezultati 21-21 i këtij fraksioni. Kështu, ekipet shkojnë në 10-minutëshin final me avantazhin e Tiranës 80-68. Perioda e katërt është një dominim total i skuadrës së Erkand Karajit, ndërsa në radhët e Eagles ka kontestime të shumta ndaj gjyqtarëve. Bardheblutë fitojnë 19-9 dhe të gjithë ndeshjen 99-77, duka marrë suksesin e parë sezonal, ku Shima me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"