Basket Meshkuj/ Partizani prek fundin, Besëlidhja i fut stërkëmbëshin dhe e zbret nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2022 | 21:42

Basket Meshkuj/ Partizani prek fundin, Besëlidhja i fut stërkëmbëshin dhe e zbret nga kategoria

Partizani, legjenda e basketbollit shqiptar, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e nivelit të dytë në sportin e koshit. 33-herë kampionët e Shqipërisë e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë “play out” kundër Besëlidhjes.

pARTIZANI5

Takimi i zhvilluar në sallën “Farie Hoti” u fitua nga lezhjanët me rezultatin 71-65 (16-12, 16-10, 11-20, 28-23). Kështu Besëlidhja ngjitet me meritë të plotë në Superligë, duke shënuar një arritje historike për klubin.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"