BASKET MESHKUJ/ Eliminohen Vllaznia dhe Partizani, ja gjysmëfinalet e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 9:32

BASKET MESHKUJ/ Eliminohen Vllaznia dhe Partizani, ja gjysmëfinalet e Kupës

Do të jenë Teuta-Ka mza dhe Be sëlidhja-Tirana çiftet gjysmëfinaliste në Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Durrsakët, kamzalinjtë, lezhjanët dhe bardheblutë kaluan dje me sukses provat e çerekfinaleve, duke bërë kështu të gjitha një hap drejt trofeut.

tirana basket

BESËLIDHJA-FLAMURTARI – Në “Asllan Rusi” u zhvillua sfida hapëse e çerekfinaleve, me Besëlidhjen që mposhti Flamurtarin 90-78. Ekipi lezhjan, i drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, e nisi me ritëm lojën, duke dominuar në periodën e parë, të cilën e mbylli me 15 pikë avantazh.

Madje në çerekun e dytë, Besëlidhja thelloi deri në +20, për ta menaxhuar epërsinë qetësisht deri në fund me gjithë tentativat e vlonjatëve.

Edhe një herë tjetër ishte Robinson ai që e bëri diferencën për Besëlidhjen, duke regjistruar 33 pikë, 7 ribaunde dhe 4 asiste. Për Flamurtarin spikati Kollovi, me 21 pikë dhe 13 ribaunde.

1

TEUTA-PARTIZANI – Asnjë problem për durrsakët për të kaluar Partizanin në “Ramazan Njala”, takim ku kampionët e Shqipërisë triumfuan në shifrat 99-75.

Diferencat në cilësi dhe eksperiencë ishin të dukshme në favor të bregdetarëve. Kështu, pas një muaji pauzë, skuadrat e nisin takimin me ritëm të ulët, por gradualisht vendësit filluan të komandojnë.

Trajneri Melzin Lazimi e nisi ndeshjen me lojtarët më të mirë, me qëllimin për t’i pasur ata sa më shpejt në formën e tyre optimale, pas pushimeve të gjata. Partizani përpiqet të rezistojë, por nuk ka rendimentin e duhur në sulm dhe në mbrojtje.

Kjo u jep mundësi vendësve ta mbyllin pjesën e parë me 19 pikë avantazh dhe ta kontrollojnë lojën deri në fund. Për Teutën spikatën amerikanët Petterson dhe Simpson, respektivisht me 31 dhe 26 pikë. Te Partizani shkëlqeu kapiteni Gjyzeli, me 34 pikë dhe 13 ribaunde.

2

KAMZA-VLLAZNIA – Një ndeshje shumë interesante ishte ajo e luajtur në Bathore, mes Kamzës dhe Vllaznisë. Ndonëse vendësit ishin vazhdimisht në kryesim, fundi i lojës u bë dramatik.

Rezultati shënonte 88-87 për Kamzën kur kishin mbetur edhe 1.9 sekonda nga sirena përfundimtare, moment ku Njike i Vllaznisë kishte gjithçka në dorë për përmbysjen e madhe, por humbi ekuilibrin kur po dilte vetëm me koshin.

Më pas ishte Grey që mbylli llogaritë në favor të Kamzës, duke vulosur shifrat 91-87 për ekipin e Eni Llazanit. Ishte pikërisht Grey, me 27 pikë, më i miri për Kamzën, ndërsa te Vllaznia shkëlqeu Smith me 28 pikë.

3

TIRANA-APOLONIA – Bardheblutë, fituesit në fuqi dhe rekordmenët për trofe në Kupën e Shqipërisë me 19 suksese, mundën Apoloninë në “Farie Hoti” me rezultatin 88- 80, duke prerë biletën e fundit të gjysmëfinaleve.

Takimi ishte interesant dhe i luftuar nga të dyja ekipet. Fierakët e filluan më mirë duke krijuar një epërsi në minutat e para, por Tirana e mori lojën nën kontroll për të fituar me 13 pikë diferencë periodën e parë, duke shkuar me këtë avantazh edhe në pushimin mes dy pjesëve.

Apolonia provoi të reagonte në çerekun e tretë, por Tirana me eksperiencën e saj e menaxhoi deri në fund avantazhin.

Bonner me 32 pikë dhe Hysenagolli me 16 pikë e po kaq ribaunde, ishin më të mirët në radhët e Tiranës. Për Apoloninë rendimentin më të lartë e kishte Anyanwu me 20 pikë. Të shtunën e ardhshme do të jetë radha e gjysmëfinaleve.

4

5

R.GJINI/A.DUSHKU/N.GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"