BASKET MESHKUJ/ Besëlidhja-Tirana, sot finalja që vendos titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 12:22

BASKET MESHKUJ/ Besëlidhja-Tirana, sot finalja që vendos titullin

Superliga e basketbollit të meshkujve tashmë është gati për finalen e pestë dhe të fundit, takim që do të mbyllë përfundimisht edhe llogaritë se cila skuadër do të jetë kampione e Shqipërisë. tirana-beselidhja

Në katër finalet e mëparshme Besëlidhja dhe Tirana kanë arritur që të marrin nga dy fitore secila, ndërsa sot në orën 19:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, lezhjanët dhe kryeqytetasit do të zbresin në parket për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Tashmë nuk lejohet më asnjë hap fals, pasi kushton sa një titull kampion, që për Besëlidhjen do të ishte i pari në historinë e klubit, ndërsa për Tiranën i 21-ti. Në këtë takim, ashtu sikurse edhe në finalet e mëparshme, priten mijëra tifozë në sallë nga të dyja ekipet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"