Basket/ Goga Basket mbetet e pathyeshme, Teuta “çmonton” Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2021 | 20:39

Basket/ Goga Basket mbetet e pathyeshme, Teuta “çmonton” Vllazninë

Superliga e basketbol lit të meshkujve zhvil loi të shtunën ndeshjet e javës së 12-të. Vetëm disa orë para sfidës kundër Partizanit, Goga Basket njoftoi dorëheqjen e trajnerit Melzin Lazimi, si pasojë e disfatës në finalen e Kupës. Drejtimin e skuadrës bregdetare e ka marrë përkohësisht Vladmir Xheka, i cili e nisi mbarë me një fitore 96-76 ndaj Partizanit. Durrsakët ishin superiorë në të gjitha periodat pa e vendosur për asnjë moment në diskutimin suksesin. Busei me 26 pikë dhe Dokoviç me 23 ishin lojtarët më të mirë për skuadrën private në këtë takim.

Goga2

Ndërsa tek “Demat” spikati Jani, i cili koleksionoi 21 pikë. Me këtë triumf Goga Basket shkon në kuotën e 24 pikëve duke i konsoliduar edhe më tepër pozitat në vendin e parë të renditjes, ndërsa vijon të mbetet skuadra e vetme e pathyeshme në kampionat. Triumf regjistroi edhe Teuta, e cila konfirmon momentin e artë në këtë periudhë. Skuadra e Milatoviçit mposhti një kundërshtar direkt si Vllaznia me rezultatin e thellë 101-77. Shkodranët rezistuan disi deri në gjysmën e takimit që u zhvillua në “Ramazan Njala”, pasi më tej durrsakët dominuan në çdo aspekt për të marrë një sukses më se të merituar. Kështu Teuta e nisi me vrull në lojën sulmuese duke e fituar periodën e parë 27-18. Në periodën e dytë miqtë fituan me 6 pikë diferencë, ndërsa pjesa e parë mbyllet 49-46 për vendësit. Në minutat e para të periodës së tretë ka shumë rivalitet, por më pas Teuta ndryshon marsh dhe fillon shkëputjen, duke marrë epërsinë 78-67 kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë.

Perioda e katërt nuk ka histori, me Teutën që fiton 23-10, duke e mbyllur të gjithë sfidën me 24 pikë avantazh. Për t’u veçuar në këtë takimin ishin protestat e shumta të trajnerit të Vllaznisë Afrim Bilali kundrejt gjyqtarëve, të cilat i kushtuan edhe një teknik. Ndërsa trajneri u shfaq nervoz dhe u pa të debatonte edhe më një tifoz. Dukre me 27 pikë, ishte lojtari i ndeshjes duke udhëhequr Teutën drejt fitores, ndërsa për kuqeblutë nuk mjaftuan 20 pikët e Train Jr. Asnjë problem për Tiranën në derbin ndaj modestëve të Eagles. Bardheblutë triumfuan me rezultatin treshifror 101-75, ndërsa “shqiponjat” e Klarent Dedajt rezistuan vetëm në 10-minutat e para në sallën “Farie Hoti”. Beqo me 20 pikë ishte lojtari i ndeshjes për Tiranën, që tashmë hipotekon kualifikimin në “play off”. Në radhët e Eagles, paraqitja fantastike e Nikollit (31 pikë) mbeti thjesht sa për statistikë.

skedat

ROLAND GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"