BASKET/ Fituan Superkupën, Lilaj në delir: E vështirë, por e merituam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2021 | 15:48

BASKET/ Fituan Superkupën, Lilaj në delir: E vështirë, por e merituam

Me 11 pikë dhe 10 kërcime Frenki Lilaj bëri një paraqitje mjaft të mirë në finale.

frenki lilaj

Lilaj e komentoi kështu triumfin ndaj Tiranës: “Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe shumë e vështirë. Dhamë maksimumin dhe nuk u dorëzuam në momentet e vështira dhe në fund ia arritëm që të triumfonim.

Kemi gjithë vitin që stërvitemi, besoj më fort se të gjitha ekipet e tjera dhe e meritonim ta merrnim këtë kupë”. Ndërkohë, për sa i përket tensionit dhe nervozizmit në parket nga të dyja kampet, Lilaj u shpreh: “Sigurisht që pati nervozizëm, ashtu siç ka çdo finale apo çdo ndeshje kupe, por edhe kjo është pjesë e lojës”.

Ndërkohë, për sa i përket pjesës së parë të sezonit, Lilaj deklaroi: “Ka shkuar shumë mirë, por besoj që kemi mundësi të bëjmë akoma më shumë. Ky është vetëm hapi i parë për ne”, përfundoi lojtari i Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"